LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Korrupsioni frenon rritjen ekonomike të Kosovës

SHBA: Korrupsioni frenon rritjen ekonomike të Kosovës

Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-ve, përmes një njoftimi për media, ka kërkuar nga Kosova që të vazhdojë të tregojë përparim në luftën kundër korrupsionit në mënyrë që të vazhdojë me marrjen e financimit nga MCC-ja.

Gjatë javës së kaluar një delegacion i MCC-së, i udhëhequr nga zëvendëskryetarja e Departamentit për Çështje Kongresionale dhe Marrëdhënie me Publikun, Karen Sessions, u takua me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës dhe me udhëheqës nga sektori privat.

“Kosova duhet të vazhdojë të tregojë përparim kundër korrupsionit në mënyrë që të marrë këtë financim dhe ndihmë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.


Delegacioni i MCC-së dhe autoritetet kosovare, më tej, thuhet se kanë diskutuar qasjen e MCC-së në luftën kundër varfërisë përmes rritjes ekonomike.

“Një faktor që frenon rritjen ekonomike është korrupsioni lidhur me të cilin rangimi global i Kosovës është i ulët. Kosova duhet të ri-përzgjidhet nga Bordi i Drejtorëve të MCC-së çdo vit të zhvillimit kompakt, dhe do të vlerësohet përmes fletënotimit të MCC-së që përmban një vlerësim të përpjekjeve për reduktimin e korrupsionit”, thuhet me tej në njoftim.

Aktualisht MCC, në Kosovë është duke përkrahur investimet në efikasitetin e energjisë dhe punësimin e femrave në sektorin e energjisë, si dhe shtimin e të dhënave publike për gjyqësinë, mjedisin, dhe fuqinë punëtore.

MCC është një agjenci qeveritare amerikane e asistencës së jashtme e themeluar nga Kongresi në vitin 2004.

Përzgjedhja e shteteve që përfitojnë nga asistenca e MCC-së bazohet në një proces rigoroz që matë progresin e arritur në 20 indikatorë të pavarur dhe objektivë, në fushat si: liritë ekonomike, të drejtat demokratike, kontrolli i korrupsionit, sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe investimit në njerëz.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori