LAJMI I FUNDIT:

Restaurohet ura e Nirvanit

Restaurohet ura e Nirvanit

Përfundon restaurimi i urës së Nirvanit. Ura e Nirvanit, monument kulture i kategorisë së I-rë, e ndodhur mbi lumin e Zagorisë, në Nivan të Gjirokastrës, është një monument me histori të pasur dhe arkitekturë të veçantë.

”Trashëgimia jo vetëm në mbrojtje, por edhe destinacion turistik. Zagoria, ura e Nirvanit, një tjetër vlerë e shtuar e turizmit kulturor 2019. Ky monument që dikur mbante karvanet e dikurshme që udhëtonin nga Gjirokastra mbi urën e Nivanit për Sheper në Qafën e Dhëmbelit e më pas në Përmet këtë vit do të shënojë gjurmët e turistëve që do të zbulojnë Shqipërinë”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Ura e Nivanit përfaqëson një strukturë komplekse me dy harqe guri dhe një hapësirë dritë rreth 20 m. Ura është e mbuluar me kalldrëm përkatësisht 28 metra dhe 40 metra të gjatë. Kjo urë i dha jetë në fillim të shekullit XIX komunikimit jo vetëm tregtar, por edhe shpirtëror mes Gjirokastrës dhe Përmetit. Karvanet që vinin nga Gjirokastra kalonin mbi urën e Nivanit ndaleshin më pas në Manastirin e Nivanit ndërtim i vitit 1777, vijonte në Nivan, Sheper në Qafën e Dhëmbelit e më pas në Përmet.


Tashmë kjo urë e rijetëzuar përveç funksionit rajonal është tashmë një objekt që mirëpret vizitorët për të zbuluar historinë dhe arkitekturën e veçantë të saj. /atsh/