LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Veljanoskin nuk e shpëtoi askush, nesër takohem me Zaevin

Ahmeti: Veljanoskin nuk e shpëtoi askush, nesër takohem me Zaevin

Ali Ahmeti në një konferencë për shtyp me gazetarët foli për herë të parë edhe për atë që ndodhi dy ditë më parë në Kuvend, ku kryetari i Kuvendit nuk e hodhi në votim heqjen e mandatit të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Trajko Veljanoski.

Ahmeti tha se Veljanoskin nuk e shpëtoi askush, por u respektua rregullorja e kuvendit dhe ligjet në funksion duke mbrojtur kështu në mënyrë të drejtpërdrejt kryetarin e Kuvendit.


“Nuk është asnjë fajtor për mosmarrjen e imunitetit të Veljanoskit. Uluni, lexojeni rregullore, uluni me kryetarin e Kuvendit dhe ju shpjegon rregulloren, sepse përgjegjësinë morale se si drejtohen punët, sepse kryetari i Kuvendit nuk voton në bazë të politikave ditore”, tha Ali Ahmeti.

Ai foli edhe për kandidatin e përbashkët dhe shprehet optimist se do të gjendet zgjidhje e përbashkët

“Nesër kam takim me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, për t’i dhënë kahje edhe këtij problemi, jo pak të rëndësishëm për vendin. Nesër do të bisedojmë gjerë e gjatë edhe për këtë dhe jam i sigurt se do të gjejmë zgjidhje”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti./Telegrafi/Alsat/