LAJMI I FUNDIT:

Lumëbardhi, Avokati i Popullit kërkon të respektohet e drejta e qytetarëve

Lumëbardhi, Avokati i Popullit kërkon të respektohet e drejta e qytetarëve

Avokati i Popullit konsideron se është e nevojshme që institucionet ta shqyrtojnë seriozisht kërkesën e qytetarëve për mbrojtjen e Lumëbardhit, në mënyrë që të bëhet balancim i drejtë në mes të interesave të qytetarëve për mbrojtje të mjedisit, të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të zhvillimit të hidroenergjisë.

Reagimi vjen pas shprehjes së pakënaqësive të qytetarëve lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lumbardhë.

Protestohet në Pejë, kundërshtohet ndërtimi i hidrocentraleve në Lumbardh (Video)
Lexo po ashtu Protestohet në Pejë, kundërshtohet ndërtimi i hidrocentraleve në Lumbardh (Video)

Avokati i Popullit kërkon që shteti ta vlerësojë me kujdes interesin në mes të rëndësisë së prodhimit të energjisë përmes hidrocentraleve në raport me ndikimin në mjedis, që mund të jetë i rëndë.


Për më tepër, Avokati i Popullit rikujton të gjithë se e drejta e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e vendit dhe me standardet ndërkombëtare, proces i cili i jep mundësi secilit që të ndikojë në vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor.

“Institucionet duhet ta respektojnë të drejtën e qytetarëve për informim për çështjet mjedisore, si proces i pashmangshëm, i cili duhet t’i paraprijë çdo projekti me ndikim në mjedis. E drejta për informata mjedisore, e drejta e publikut në vendimmarrje mjedisore dhe qasja në drejtësi janë të drejta të njeriut dhe parime mbi të cilat bazohet i tërë legjislacioni që rregullon fushën e mjedisit në vend”, përfundon reagimi. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Kalo në kategori