LAJMI I FUNDIT:

Ohër, ekspertët alarmojnë për rritjen e nivelit të liqenit (Video)

Ohër, ekspertët alarmojnë për rritjen e nivelit të liqenit (Video)

Para fillimit të sezonit të shkrirjes së borës nga malet dhe rrezikut për rritjen e nivelit të Liqenit të Ohrit, ekspertët alarmojnë. Ata i bëjnë thirrje shtetit të qaset në ndërtimin urgjent të një sistemi digjital modern për rregullimin e saktë të derdhjes së lumit Drini i Zi në Strugë. Të zëvendësohet mënyrën aktuale primitive e rregullimit me dërrasat dhe trarët.

Kjo është më se e nevojshme, sidomos pas përmbytjeve të rënda që ndodhën pranverën e kaluar në një pjesë të brigjeve të Ohrit dhe Strugës, gjë që shkaktoi dëme serioze në objektet hotelierike. Nga Elektranat e Maqedonisë që drejtojnë hidrocentralet e Drinit për Alsat thanë se projekti paraprak për derdhjen mekanike të ujit nga liqeni është përpunuar në vitet e 80 të shekullit të kaluar.


“Realizimi i mundshëm i një projekti të tillë do të varet në shumë mënyra nga mendimet dhe kushtet e marra nga institucionet e tjera: UNESCO, Ministria e Mjedisit, Komuna e Strugës dhe institucionet e tjera kompetente”, thonë nga ELEM.

Digjitalizimi i derdhjes së lumit do të përfaqësonte një shkallë më të madhe, thonë nga ELEM, që nënkupton punime ndërtimore për një periudhë më të gjatë kohore. Pas gati një dekade, në Strugë këto ditë është riparuar dhe sanuar ura e drurit në lumin Drini i Zi në digën rregulluese. Qëllimi ishte për të forcuar sigurinë e saj, pasi ajo përdoret gjithashtu edhe për këmbësorët./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin

Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"

Politikë
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Drejtësi
Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane

Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Siguri
Kalo në kategori