LAJMI I FUNDIT:

Tetë udhëheqës të famshëm dhe fobia e tyre e përbashkët: Macet

Tetë udhëheqës të famshëm dhe fobia e tyre e përbashkët: Macet

Ndonëse është një ndjesi e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme për dikë që adhuron macet, duhet thënë se jo të gjithë i duan ato. Përkundrazi, frika ndaj tyre shkon deri në fobi

Ailurofobia (ose felinofobia, elurofobia) është frika e vazhdueshme dhe e pashpjegueshme nga macet. Termi rrjedh nga greqishtja, αἴλουρος (ailouros) – mace and φόβος (phóbos) – frikë.

Njerëzit kanë fobi nga macet zakonisht për dy arsye kryesore: një mace mund t’i ketë sulmuar gjatë fëmijërisë ose i shohin ato si personifikim të së keqes. Disa njerëz i kanë aq frikë sa edhe një foto mund t’u shkaktojë ankth dhe panik.


Lajm i keq: Macet tërhiqen nga njerëzit që nuk i duan. Studimet tregojnë se ato shkojnë drejtpërdrejt tek ata që i kanë fobi, alergji ose thjesht nuk i preferojnë. Nëse përpiqesh ta injorosh, bëhu gati pasi do ta kesh rrotull!

Lajm i mirë: Si të gjithë fobitë e tjera, edhe kjo mund të tejkalohet.

Nëse fobia ndikon në cilësinë e jetës, duhet kërkuar ndihma e mjekut, në të të kundërt mund të përmirësoni kështu gjendjen: terapi njohëse për të kuptuar linjat e gabuara të të menduarit dhe identifikimi i sjelljeve që mund të ndihmojnë; strategji të relaksimit, si frymëmarrja e thellë ose ushtrimet fizike; hipnoterapi, e cila ndihmon në riprogramimin e subkoshiencës (hipnozë); qëndrimi pranë një maceje me ndihmën e dikujt tjetër.

Disa nga udhëheqësit dhe diktatorët e famshëm që thuhet se kanë pasur tmerr nga macet:

Aleksandri i Madh i Maqedonisë. Mesa duket, pushteti, etja për të dominuar botën dhe macet nuk shkojnë me njëra-tjetrën

Perandori i famshëm romak Julius Caesar

Genghis Khan i njohur si Khan i Madh i Perandorisë Mongole

Monarku Louis XVI i njohur si Mbreti Diell i Francës

Udhëheqësi i Partisë Fashiste italiane Benito Mussolini dhe Adolf Hitleri.

Thuhet se ato i shkaktonin të dridhura deri në kockë Napoleon Bonapartes dhe kishte kriza paniku nëse ndeshej me shikimin e një maceje.

Ailurofobi kishte edhe Dwight D. Eisenhower, gjeneral i ushtrisë amerikane dhe president i Amerikës në 1953-1961.

Isadora Duncan, balerinë e famshme ka vuajtur gjithashtu nga kjo fobi.

Frikë të pashpjegueshme nga macet, ka pasur edhe dramaturgu anglez William Shakespeare. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra

Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra

A e dini se...
Pse duhet të hapni dritaret dy herë në ditë edhe gjatë muajve të ftohtë?

Pse duhet të hapni dritaret dy herë në ditë edhe gjatë muajve të ftohtë?

A e dini se...
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë

Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë

A e dini se...
Qe përse është shumë më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë

Qe përse është shumë më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë

Intimitet dhe Pasion
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush

Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush

Çfarë të vizitosh
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Kalo në kategori