Në afërsi të vendit ku javën e shkuar u ndez një pjesë e kallamit mes Strugës dhe fshatit Kalishtë, për çka informoi televizioni Alsat, zhvillohen punime ndërtimore. Për momentin vendoset betoni, tamponi dhe gardhi mbrojtës. Për momentin, nuk dihet nëse punimet që zhvillohen janë ligjore apo jo. Alsat tentoi të marrë qëndrim nga personat kompetent në komunën e Strugës, por deri më tani asnjë përgjigje.
Nga OJQ “Njësiti i skautëve” druajnë se pas rasteve me ndezjen e kallamit fshihen interesa ekonomike dhe ndërtimore.
“Me ardhjen e sezonit veror, kemi raste të shumtë ku ndizet dhe shkatërrohet kallami. Denoncimi i fundit nga ana jonë ishte në prill vitin e kaluar kur në të njëjtën mënyrë filloi të shkatërrohen rripi i kallamit dhe pas shkatërrimit u ndërtuan objekte”, tha Marjan Glavinçeski nga njësiti i skautëve “Kërse Jon” në Strugë.
Ka reaguar edhe Organizata Joqeveritare “Ohrid SOS”.
“Maksimalisht shfrytëzohet çdo moment, duke pasur parasysh paralajmërimin e Qeverisë se kompetencat e plazheve në Ohër dhe Strugë do të kalojnë nga nivel komunal në atë shtetërorë. Nuk dihet kush uzurpon e kush ndërton”, thonë nga Ohrid SOS.
Pasditen e sotme kryetari Ramiz Merko, për mediat në Strugë deklaroi se bëhet fjalë për pronë private. Sipas tij, është duke u rregulluar hapësira e lënë pas dore ndërsa për kallamin shprehet se është ndezur çdo kund që të mund të përpunohen sipërfaqet bujqësore./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit