LAJMI I FUNDIT:

MPB: Nuk ka rritje të rrëmbimit të personave në vend, qytetarët të mos frikësohen

MPB: Nuk ka rritje të rrëmbimit të personave në vend, qytetarët të mos frikësohen

Ministria e Brendshme (MPB) fuqishëm i demanton informatat e pasakta në opinion në lidhje me rrëmbimet e personave në vend për shkak të shitjes së organeve njerëzore dhe u kërkon qytetarëve të mos bien pre e spekulime që përhapin panik dhe frikë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kategorikisht hedhim poshtë spekulimet rreth ekzistencës së rrëmbyesve. Deri më tani, nuk janë raportuar raste të rrëmbimit për shkak të shitjes së organeve, dhe se nuk është e vërtet se personave të rrëmbyer deri më tani u mungojnë organet. Për rastet e fundit të zhdukjeve, që janë pastruar plotësisht, ne kemi thënë në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje se bëhet fjalë për rast klasik për vetëvrasje”, thonë nga Ministria e Brendshme në deklaratë për media.


Sipas ministrisë, gjithashtu janë dezinformata pohimet se ka rritje e të rrëmbyerve në vend./Telegrafi/