Këshilltari i Kryeministrit Haradinaj, i emëruar Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, Jahja Lluka, ka kujtuar minatorët e Trepçës, të cilët 30 vite më parë, ishin ngujuar në minierë dhe kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Përmes një përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar për vështirësitë që ishin ballafaquar minatorët nga okupatori serb.
Lluka ka thënë se Trepça ishte fryma e Kosovës dhe krenaria e saj.
“Ishin kohë të turbullta kur rezistenca paqësore ndaj një regjimi fashist filloi ndër minatorët. U bënë 30 vite që kur minatorët e Trepçës filluan grevën e urisë. Mbi 1,300 minatorë, kishin hyrë në grevë urie për të mbrojtur autonominë e Kosovës, ky hap i guximshëm po fillonte zhbërjen e Jugosllavisë.
Greva historike e minatorëve të Trepçës bëri bujë të madhe në vend duke kaluar në rezistencë gjithë popullore, kështu filluan t’iu dridhen themelet Serbisë dhe regjimit të saj e cila si qëllim kishte zhbërjen e popullit shqiptar në Kosovë
Poashtu greva nuk kaloi pa bërë bujë në mediat dhe qarqet diplomatike ndërkombëtare të cilat po përcillnin me vëmendje fillimin e zhbërjes së një fuqie të madhe në atë kohë siç ishte Jugosllavia.
Ky ishte vetëm fillimi i ngjarjeve të njëpasnishme të cilat përshihen një dekade duke mbaruar me luftëra dhe shkëputje të shteteve të cilat nuk duronin politikat naciste serbe.
Pas 29 viteve kujtojmë vendosmërinë e vëllezërve shqiptarë të cilët me çdo çmim nuk hoqën dorë nga lufta për liri dhe demokraci sepse zëri i tyre u bë udhërrëfyes për një popull të vuajtur dhe të përndjekur çnjerëzisht për një shekull.
Dihet që Trepça ishte një gjigant i metalurgjisë dhe shtyllë kyçe në zhvillimin ekonomik të Jugosllavisë.
Veç tjerash Trepça ishte fryma e Kosovës dhe krenaria e saj.
Dhe sot mbetet e tillë me gjithë pozitën e saj të vështirë në të cilën gjendet.
Rinormalizimi i Trepçës dhe vënia e saj tërësisht në funksion do ta ringjallte ekonominë e brishtë të Kosovës, e cila po kalon në këtë faze të padëshirueshme tranzicioni.
Nxitja e investimeve nga vendet perëndimore në Trepçë do ishte e mirëseardhur pasi deri më tani nga qeveritë tjera nuk ka pasur ndonjë program konkret që do ishte frytdhënës.
Sot më duhet t’i përgëzoj të gjithë ata minatorë të cilët me gjithë kushtet e vështira kanë motiv për punë dhe e mbajnë gjallë këtë gjigant metalurgjik të rëndësishëm për Mitrovicën por dhe për gjithë Kosovën.
Për nder të qëndresës së pathyeshme të minatorëve të Trepçës propozoj që në Stantërg të ndërtohet një monument në shenjë falënderimi dhe përkujtimi për stoicizmin e tyre që tejkaloi kohët dhe u vulos me shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Lluka në Facebook./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025