LAJMI I FUNDIT:

Po vallëzonin nën tingujt e muzikës ritmike në karnavalin e organizuar në Argjentinë, shembet tribuna – lëndohen dhjetëra adoleshentë (Video)

Po vallëzonin nën tingujt e muzikës ritmike në karnavalin e organizuar në Argjentinë, shembet tribuna – lëndohen dhjetëra adoleshentë (Video)

Të paktën 34 persona kryesisht adoleshentë, janë lënduar kur është shembur tribuna gjatë ceremonisë së festimit të karnavalit në qytezën argjentinase, Vila Santa Rosa.

Në videon e publikuar më poshtë shihen rreth 250 persona duke vallëzuar nën tingujt e muzikës ritmike, ku më pas mbretëron heshtja pasi që tribuna mbi të cilën po qëndronin shembet, transmeton Telegrafi.


Pas shembjes në video shihen disa persona duke tentuar të qëndrojnë të varur në një copëz të metaltë, me qëllim që t’i shpëtojnë rrëzimit mbi miqtë e tyre që përfunduan në tokë kur u shemb tribuna, dhe një re pluhuri u ngrit.

Kryetari i qytezës Viktor Kajfer ka deklaruar se në momentin kur po parakalonte një grup i pjesëmarrësve të karnavalit, të rinjtë filluan të kërcejnë duke bërë kështu që tribuna nga pesha e madhe të shembet dhe ata të përfundojnë poshtë.

Për fat të mirë nuk raportohet për të vdekur, edhe pse incidenti ka mundur të përfundojë me pasoja shumë më të mëdha. Megjithatë në spital kanë përfunduar 34 persona kryesisht me lëndime në shpinë dhe këmbë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori