LAJMI I FUNDIT:

Bosnja ndalon gjashtë afganë të dyshuar për terrorizëm dhe trafikim me qenie njerëzore

Bosnja ndalon gjashtë afganë të dyshuar për terrorizëm dhe trafikim me qenie njerëzore

Gjashtë migrantë afganë, të dyshuar për lidhje me terrorizëm dhe trafikim të qenieve njerëzore janë ndaluar në Bosnje-Hercegovinë këtë vit, ka njoftuar Shërbimi i këtij shteti për çështje të jashtme.

Të gjashtë personat, janë në mesin e 25,000 migrantëve dhe refugjatëve, kryesisht nga Pakistani, Afganistani, Iraku dhe Irani, që kanë hyrë në Bosnjë nga viti 2018, pasi Hungaria dhe Serbia kanë mbyllur kufijtë e tyre.


Pesë prej migrantëve dyshohet se kanë lidhje me terrorizëm, derisa i gjashti supozohet se mund të ketë kryer krim të organizuar dhe trafikim të qenieve njerëzore, ka thënë ky Shërbim, përcjell rel.

Sipas një deklarate të kësaj agjencie, të gjashtë personat përbëjnë “kërcënim për rregullin dhe sigurinë publike” andaj do të dëbohen nga shteti.

Të dyshuarit, e moshës nga 22 deri në 34-vjeçare janë gjetur në kryqytetin e Bosnjës, Sarajevë, si dhe në qytetin veriperëndimor, Bihaq.

Më shumë se 5,000 migrantë janë bllokuar në këtë shtet, teksa kanë tentuar të kalojnë kufirin me Kroacinë, për të kaluar më pas në shtetet perëndimore.

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori