LAJMI I FUNDIT:

​Kanceri e lë pa gjuhë, mjekët bëjnë një tjetër nga pjesët e dorës (Foto)

​Kanceri e lë pa gjuhë, mjekët bëjnë një tjetër nga pjesët e dorës (Foto)

Joanna Smith, 58 vjeç, nga Clapham, Bedfordshire, për herë të parë e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull me shëndetin e saj kur vuri re një ulcerë të vogël në gojë, në tetor të vitit të kaluar.

Ajo shkoi te një mjek i përgjithshëm, i cili i përshkroi pilula për ulcerën në gjuhë. Por rritja e saj vazhdoi, kështu që gjyshja e katër nipave e mbesa u dërgua në spitalin Bedford për një biopsi.


Mjekët i thanë asaj se ishte kancer dhe nëse nuk ia heqin gjuhën, ajo do të kishte vetëm tetë muaj jetë.

Por, në fillim të këtij viti, më 10 janar, Smith ishte në një operacion që zgjati 15 orë dhe përfshinte punën e 29 mjekëve.

Mjekët kanë punuar me Smith, për të bërë një gjuhë të re duke përdorur lëkurën, muskujt dhe një venë të gjatë nga dora e majtë.

Edhe pse nuk ka shije të zakonshme, Smith, e cila ka shëruar me sukses kancerin, mund të flasë dhe të ha normalisht.

“Është pak e çuditshme. Unë shikoj në dorën time dhe shoh ku del nga gjuha ime. Unë jam duke menduar se si ajo pjesë e mia tani është në gojën time dhe si mund të flas, gjë që është pak e çuditshme “, pohon Smith. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori