LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi premton përmirësimin e infrastrukturës shkollore në komunën e Deçanit

Bytyqi premton përmirësimin e infrastrukturës shkollore në komunën e Deçanit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Në këtë takim është  biseduar për zhvillimet në arsim, në veçanti për të arriturat dhe vështirësitë në fushën e arsimit në këtë komunë.

“Theksova se MAShT është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar ngushtë me udhëheqësit e komunave, sepse ata i njohin më së miri vështirësitë në komunat që udhëheqin. Duke bashkëpunuar në këtë mënyrë, ne do të mund të zgjidhim problemet që mund të hasen, në kohë sa më të shkurtër”, ka njoftuar ministri Bytyqi në Facebook.


Po ashtu,  ai i ka premtuar  kryetarit Ramosaj, se MAShT do të angazhohet brenda mundësive që ka, për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në komunën e Deçanit.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori