LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti për 11 vjetorin e Pavarësisë: Ka edhe shumë punë për t’u forcuar si shtet

Ahmeti për 11 vjetorin e Pavarësisë: Ka edhe shumë punë për t’u forcuar si shtet

Kryetari i Prishtinës dhe i pari i PSD-së, Shpend Ahmeti nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ahmeti ka thënë se Kosovën e presin ende shumë punë për t’u forcuar dhe konsoliduar.


Por ai thotë se sot duhet të ketë gëzim dhe festë, për të gjitha arritjet, transmeton Telegrafi.

“11 vite shtet! Ka edhe shumë punë për t’u forcuar e konsoliduar, për t’u zhvilluar e mbrojtur. Por sot gëzohemi e festojmë për shtetin tonë, për të gjitha përparimet duke i uruar njëri tjetrit një Kosovë sa më të fortë, me sa më shumë mirëqenie për të gjithë. Urime Kosovë!”, ka shkruar Ahmeti.

Aktivitetet e 11 vjetorit të Pavarësisë, do të përmbyllen me një koncert në qendër të Prishtinës, ku do të marrin pjesë këngëtarë nga estrada. /Telegrafi/