Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se sot kemi një ushtri profesionale, e cila është në shërbim dhe mbrojtje të shtetit më të ri në Evropë, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë.
“Ju ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës jeni krenaria jonë. Ju jeni dëshmia më e mirë e suksesit të shtetit tonë, e përparimit tonë. Vetëm 11 vjet më parë kemi filluar së bashku rrugën e konsolidimit të republikës së pavarur të Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit ka thënë se e mirëpresim ditën kur ushtarët e Kosovës, së bashku me ushtarët e rajonit, do të shërbejnë për të ndërtuar paqen në çdo kënd të planetit.
“Paqen ia kemi obligim gjeneratave të reja që do të vijnë. Por, e kemi obligim edhe t’ua mësojmë të kaluarën tonë, sakrificat që kemi bërë për të fituar lirinë dhe pavarësinë tonë. Rrugëtimi ynë për ndërtimin e shtetit ka kërkuar edhe mençuri, durim e urti. Ka kërkuar që të dimë se kur duhet të marrim vendime strategjike dhe kur duhet të bëjmë kompromise. Por, çdo herë kemi mbajtur sytë te aspirata jonë kryesore. Te liria dhe pavarësia. Te shteti i Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka thënë se këtë vit duhet të marrim edhe një vendim tjetër strategjik për të ardhmen e vendit tonë.
“Duhet të arrijmë marrëveshje paqësore, gjithëpërfshirëse, të përhershme me Serbinë, që siguron njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, NATO dhe BE. Jo për të harruar të kaluarën, por për të mos lejuar që të përsëriten vuajtjet dhe tragjeditë e kaluara. Për këtë vendim na kërkohet përsëri mençuri, urti dhe unitet”, pohoi presidenti Thaçi.
Para qytetarëve dhe mysafirëve ndërkombëtarë, presidenti Thaçi ka thënë se në rrugëtimin tonë të suksesshëm për shtetësi është edhe një faktor tjetër i pazëvendësueshëm.
“Ky është partneriteti ynë me bashkësinë ndërkombëtare, në radhë të parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me Bashkimin Evropian, me shtetet e Evropës, me NATO-n”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se sa herë kemi qenë të bashkuar në Kosovë dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në dhe BE-në, kemi dalë fitimtarë.
“Edhe nëse vendimet janë dukur të vështira e të rënda në fillim, historia ka treguar se kanë qenë vendimet më të mira dhe më të duhura për kohën dhe rrethanat”, ka shtuar presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit ka shtuar se për Kosovën mbetet thelbësore që të ruajë dhe të kultivojë partneritetin me aleatët tanë.
Ai ka theksuar se sukseset e Kosovës, ndërtimi i ushtrisë, ndërtimi i shtetit, janë suksesi ynë i përbashkët.
“Në këtë datë përkujtojmë me respektin më të thellë të gjithë ata që kanë sakrifikuar çdo gjë që kishin për këtë liri dhe për këtë shtet. Kujtojmë çdo dëshmor, çdo luftëtar, çdo të burgosur, çdo refugjat, çdo aktivist, çdo punëtor humanitar, çdo gazetar, secilin mësues, çdo punëtor, që kanë bërë çdo gjë që kishin në dorë për të fituar lirinë dhe për të ndërtuar shtetin. Duke nderuar të kaluarën, shikojmë kah e ardhmja”, ka thënë presidenti Thaçi.
Përkushtimi dhe profesionalizmi i ushtarëve të FSK-së, sukseset e shkencëtarëve, sportistëve dhe artistëve të Kosovës, presidenti Thaçi ka thënë se janë frymëzim për të gjithë ne.
“Janë motiv për ne. Janë konfirmim se kemi punuar mirë dhe drejtë. Janë dëshmi se jemi në rrugën e duhur. Por, janë edhe obligim që të punojmë edhe më shumë”, ka thënë ai.
Duke i uruar të gjithë qytetarët për 11 vjetorin e Pavarësisë, presidenti Thaçi ka thënë se të bashkuar do të realizojmë çdo aspiratë të popullit tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025