Bindja është ndërgjegjja e arsyes. (Kant)
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Liria dhe vetmia shkojnë bashkë. Kur ti je vetëm, sikur të mos ekzistojë askush tjetër në afërsinë tënde, atëherë ti arrin të komunikosh me lirinë tënde, me vetminë tënde, ti je autonom këtu. Njeriu lind i lirë, është pjesë e familjes, bëhet pjesë e shoqërisë, pjesë e botës, si pjesë e të tjerëve. Edukohet, arsimohet në bazë të traditës, dhe në bazë të mundësive të ngritjes familjare,si qenie sociale. Por, të gjitha këto bëhen që fëmija të adaptohet, përshtatet me të tjerët, dhe çdo herë kur dikush është vetëm, ai duket i papërshtatshëm.
Nëse ti e ndjek, e përcjell shoqërinë, vëren se ti bëhesh një kopje e bindur e të tjerëve, ata do të lejojnë ty një botë jo të arsyeshme të lirisë, jo që ata duan por ata e kanë trashëguar atë, nuk dinë ndryshe. Shumicën e rasteve njerëzit dorëzohen. Një kategori e vogël që e marrin lirinë nga shoqëria, kjo bëhet me miratimin e të tjerëve, ajo jepet me një çmim shumë të madh. Pjesa e vogël e njerëzve arrin ta zbuloje lirinë e vet në vetminë e vet. Liri absolute nuk ka, vetëm ekzistenca e konkurrencës krijon probleme, endet konkurrenca, nuk pranohet si pasuri por si xhelozi, frika nga tjetri krijon te ti tension, të tjerët të shqetësojnë ty.
Realiteti ynë është maskë, ne prodhojmë pamjen e veprimet e lirisë, kjo është fasadë, liria ime gënjeshtër varet nga të tjerët, ata vetë nuk kanë liri. Njeriu tërë kohën kërkon, ai e kërkon lirinë te të tjerët, kërkon nga të tjerët të bëhet i pasuri, kërkon lirinë të arsimohet: nevoja, liria e tij është e prangosur, ai nuk ka arritur ta shikojë realitetin e vet. Ngado që të shkojë, ngado që kërkon, ndeshet me pengesa. Ai lëviz në drejtim të gabuar. Dhe ti nëse lëviz në drejtim të gabuar, kur ti nuk e arrin qëllimin, sepse ti varesh nga të tjerët, ti nuk ke arritur të përballesh me vetminë dhe me veten tënde.
Ti duhet të mos e ndryshosh qëllimin, ndryshoje qasjen dhe drejtimin tënd. Ai që e anashkalon qëllimin, ai e ngatërron rrugën. Qëllimi, ideja është lira jote, psikologjia i shërben shoqërisë, psikiatri vazhdon me të gjitha mënyrat e mundshme të detyrojë ty të përshtatesh me shoqërinë, ai i shërben shoqërisë, feja i shërben shoqërisë, gjithashtu edhe politika i shërben shoqërisë. Por këta të japin liri sa ata të duan, të japin liri shumë pak, aq mendojnë ata për ty, je një shërbëtor i tyre, je skllav.
Kjo liri është e mbrapshtë, kjo nuk është liri. Politika, psikologjia, kultura, arsimimi të gjitha i shërbejnë shoqërisë. Vetëm fetë; krishterimi, islami, budizmi, sillen në mbrojtje të shoqërisë, ata predikojnë lirinë alternative, edhe këta ta kushtëzojnë lirinë, të tjerët e dinë se çfarë lirie të duhet ty, fetë mendojnë për ty. Do të thotë si shoqëria edhe feja janë në garë, në konkurrencë, me njëra-tjetrën, ashtu edhe feja përpiqet të bindë të bëjë për vete sa më shumë, gjithnjë të ketë nën kontroll. Këta mundohen të ta japin atë që ata mendojnë. Ata mendojnë se janë më të zotët dhe më të drejtët. Janë shumë tinëzare shoqëria dhe feja, këto të japin liri sa ata duan, këta ta thithin nektarin e kësaj bote, qeveritë, krijuesit, shkenca krijojnë formula të ndryshme për të manipuluar me shumicën në këtë jetë.
Predikuesit e feve krijojnë, kanë shpikur formula, të të bindin se kjo jetë është kalimtare, se jeta në amshim është e përjetshme, dhe se duhet të nënshtroheni për lirinë tuaj në këtë botë. Kjo është një fasadë, të tjerët kujdesen për ne, ata luten për ne, ata luten për lirinë tonë, luten për lumturinë tonë: si për qenin që është lidhur e jep të hajë kur ti do, e njëjtë si kanarina në kafaz që varet nga ti, nëse e lëshon ajo nuk mund të jetojë. Por, shtrohet çështja, a mundet njeriu t’i ikë shoqërisë, fesë? Jo, ajo është kudo/ngado, jo, jo ti nuk mund t’i ikësh, ti nuk mund të ndryshosh asgjë, ti je model i prindërve, model i traditës. Kjo është shqetësuese si për prindërit, ashtu edhe për fëmijët, edhe për shoqërinë, por edhe për predikuesit e feve.
Duhet ta pranojmë, ta kuptojmë se shoqëria, feja janë pjesë e jetës sonë, ato na përcjellin në jetën tonë, në ekzistencën tonë. Ashtu edhe ti si individ krijon shoqërinë tënde, rrethin tënd, ti je krijues i vetvetes, ti je unikat. Kjo tregon se ti nuk mund të dalësh jashtë kufijve të shoqërisë dhe gjithnjë do të krijosh rrethin tënd personal.
Të gjitha shoqëritë janë të njëjta, ndryshojnë vetëm format, modeli mbetet i njëjtë. Në përgjithësi njerëzimi nuk ka arritur të jetë i lirë me vetveten. Jemi shumë të varfër në këtë shkallë të ngritjes tonë shpirtërore. Ndjenjat, instinkti janë shumë të shprehura, ato prishin rregullat. Vetëm mendo nëse gruaja dhe fëmijët humben, çfarë do të bësh: fëmija, gruaja kanë nevojë për ty, ti ke nevojë për ta, jemi të lidhur njëri me tjetrin, ata i japin vlerë familjes. Me kalimin e kohës ti amortizohesh, nuk i duhesh askujt. Pasi ti nuk i duhesh askujt, kjo nuk ka rëndësi për ta, këtu nuk ka asgjë të veçantë, ti vepron në botën e parëndësishme, ti ke kryer misionin tënd në këtë botë.
Në emër të dashurisë duhet t’i plotësosh detyrimet se t’i je i aftë të kesh familje, je i aftë të kesh fëmijë, të bëhesh prind. Tani përpiqu të jesh i lumtur. Esenciale është të jesh i lumtur, detyrë për të qenë i nevojshëm. Ai i cili është krejtësisht i kënaqur, i tillë siç është vetë, e jo siç duan të tjerët, të tillë nuk ka nevojë që dikush t’i thotë. Kuptimi i tij brenda vetvetes, e jo të vijë nga të tjerët, ai nuk e ndien veten të varfër, ai mund të jetë i lumtur dhe të jetojë me vetveten. Ti nuk mund të jetosh vetëm. Kudo që të jesh vetëm, ti nuk e ndjen veten mirë, ty të mungon shoqëria, ti kërkon ta plotësosh mungesën tënde me të tjerët. Të jesh vetëm është shumë e vështirë, e pazakontë dhe e panatyrshme. Njerëzit mes vete e ndajnë të mirën edhe të keqen, por ekziston keqpërdorimi, vetë natyra është e tillë. Ata persona që kanë arritur ta kuptojnë natyrën e vet, ata janë të gatshëm t’i kuptojnë edhe të tjerët.
Kujdes, disa janë njerëz të zgjedhur, sepse ata që janë pajtuar me rrethin, janë dorëzuar. Kjo është e drejta e tyre, ky është vendim i tyre, dëshirë e tyre. Ekzistenca, esenca e jetës, kërkon të plotësosh dhe të zbulosh se cili je ti, kjo kryesisht varet nga ti. Mos fajëso asnjë njeri tjetër, kjo është ajo për të cilën je munduar ti.
Është interesant, njeriu ka dëshirat por ato dëshira janë të pafundme, të pamundshme të plotësohen; ai dëshiron dhe dëshiron dhe kur nuk ngopet e bëhet fatkeq. Kjo është dëshirë për t’u bërë i pasur, por nëse dëshiron dituri, kjo dëshirë plotësohet, nuk është si pasuria. Njeriu, truri/koka jonë me lexim, me shkrim nuk ngarkohet, përkundrazi, ajo është e lumtur, e gëzueshme.
Njeriu që ka dituri, dituria e tij është produkt i zgjidhjes së tij, është produkt i vetmisë së tij, që duhet të ketë më shumë kujdes, sepse vlerat e një krijuesi janë shumë të dobishme, por edhe shumë të rrezikshme. Njeriu që e ka formuar veten, në vetminë e vet ai është perandor, ai nuk lejon t’ia prishë lumturinë askush, sepse njeriut të tillë nuk i mungon asgjë nga kjo botë. Atij nuk i duhet asgjë, ai mësoi të gjitha ato që duheshin mësuar në këtë botë, ai kalon dhe arrin të transformohet me kohën dhe me nevojën. Këtu qëndron krejt bukuria e kësaj bote.
Njeriu që arrin të ballafaqohet me vetveten, është ai i zgjedhuri, është vetvetja. Duke zgjedhur vetveten, ti ke gjetur Zotin, besimin tënd, dhe Zoti të zgjedh ty, ti je dikushi. Njeriu vjen vetëm, shkon nga kjo botë vetëm, kjo jetë është një luftë, një luftë për të përballuar kërkesat, ankesat, problemet, krizat, por ka edhe tri obligime: të shijojë jetën, të materializojë dhe të bëjë llogari. Ai person që ka arritur të shijojë, ai ka arritur edhe të materializojë, por nëse ne nuk kemi bërë llogari, i japim të drejtë vetes të dështojë.
I vetmuar do të thotë se ty dikush të mungon, ti je i frikësuar. Kuptimi i asaj që të jesh vetëm është krejtësisht tjetër, ty nuk të mungon asgjë, do të thotë ti ke gjetur veten tënde, ke gjetur lirinë tënde absolute, është absolutisht pozitive. Duke zbuluar veten, njeriu gjen kuptimin e jetës, rëndësinë e saj, gëzimin, madhështinë e jetës.
Ta gjesh veten është gjetja më e madhe në jetën e njeriut dhe kjo gjetje është e mundur vetëm nëse ti je vetëm me vetveten. Ta harrosh veten tënde është mëkat, kurse të punosh, të interesohesh për veten tënde është virtyti i vetëm. Sa më shumë e vlerëson, aq më shumë vlen, sa më shumë kujdesesh aq më i mirë je. Ti mund të jesh i ditur, mund të jesh krijues, por në momentin kur ti e harron veten, ti nuk je i vërteti. Çasti kur ti e kujton veten tënde, ti e shijon atë, ti e drejton atë, ti e mban timonin e vetes sate. Atëherë mos harro cili je, kujtoje më shpesh veten tënde.
Ti je qenie njerëzore. Ti nuk e sheh brendinë tënde, ti sheh jashtë, ti ndeshesh me vetveten, ti arrin të kujtohesh se cili je ti, se je pjesë e lojës, që duhet luajtur, duhet luajtur rolin që e ke trashëguar, me të gjitha vuajtjet, shqetësimet, se jeta është një film me shumë aktorë dhe me shumë role të ndryshme, të gjithë luajnë rolet sa më mirë, që në fund të marrin shpërblim, ose ndëshkimin.
Bëhu vetvetja, përqendrohu në vetminë tënde, ajo duhet të jetë e pastër, që të mos ndërhyjë asnjë ndjenjë, ajo nuk është diçka që vjen nga jashtë, ajo vjen nga brenda, ajo rritet, shumëzohet brenda teje. Ta harrosh vetveten tënde është mëkat, ta kujtosh veten tënde është tërë bukuria, është “Aroma e Dashurisë” aroma e jetës, nga ti nuk kërkohet asgjë, vetëm të kesh interesim, kujdes dhe besim të fortë te vetja jote.
Kur ti je vetëm, kur ti e njeh veten, ti e ke të qartë çdo gjë, ti arrin ta shijosh aromën, t’i dëgjosh zogjtë. I lejon vetes të komunikosh me telepati pa asnjë lloj kufiri, ndjenjat e tua janë gati të depërtojnë atje ku ti i drejton. Ti duhet të pranosh, ti duhet të ballafaqohesh me realitetin tënd, sado e dhimbshme që është ajo, duhet t’i largosh të gjitha iluzionet e tua. Sa më parë të jesh gati, të marrësh guximin të pranosh realitetin, problemi, dhimbja zhduken, atë moment ti je vetvetja, ti e di se cili je.
Njeriu i cili e njeh veten, e do veten, ai e respekton, e do edhe Zotin, për herë të parë ti i jep jetës sate kuptim, ti je i rëndësishëm. Por, dashuria është formula që jetës sate i jep kuptim, të bën të rëndësishëm, dashuria nuk mund të kufizohet, dashuria nuk mund të konservohet. Dashuria është për të gjithë, ajo është shije, është ëmbëlsi, është kënaqësi, është Aroma e Jetës.
I vetmi njeriu është shpërblyer me mendje nga Zoti. Njeriu i cili nuk është i arsyeshëm, ai i cili vrapon, ai lakmon që as vetë nuk e di se çfarë kërkon, vrapon nëpër gjithë botën në kërkim të diçkaje. Ai vrapon pas parasë, vrapon pas pushtetit, vrapon pas karrierës.
Njeriu i arsyeshëm hulumton qenien e vet, përpara se të fillojë ta hulumtoje botën e jashtme të tij. Në fillim duket e thjeshtë, por, kërkon që ti të merresh me veten, me oborrin tënd, me shtëpinë tënde, përpara se të kërkosh të merresh me tërë botën. Nuk është lehtë, duhet një revolucion i madh, në brendinë tënde, individualiteti yt ta gjejë vetveten, shkrimet e mia duan që të çlirohesh nga çdo brengë, se je në këtë botë pa dëshirën tënde. Vetëm ke lindur, vetëm do të shkosh nga kjo botë.
Realiteti është ajo që ti e ndien, je përbrenda. Kjo që shohim, që e prekim për së jashtmi, kjo është e përkohshme, për të furnizuar, për të mbrojtur, për të ushqyer trupin dhe shpirtin. Na kanë mësuar se Zotit duhet t’i shërbejmë, ta duam, t’i respektojmë rregullat, të frikësohemi nga Zoti, t’i frikohemi xhehnemit/ ferrit. Është një formulë që predikuesit e praktikojnë, që për mendimin tim është e gabuar, që nuk ka të bëjë me rregullat e Zotit. Zoti neve na kanë dhënë liri. Nëse i besojmë Zotit, Zoti është frymorja jonë, është zemra jonë, është gjaku ynë, Zoti është gjithçka dhe kudo, Zoti është besimi ynë.
Na kanë mësuar se Zotit duhet ti shërbejmë, ta duam, t’i respektojmë rregullat, të frikësohemi nga Zoti, ti frikohemi Xhehnemit-ferrit, është një formulë që predikuesit e praktikojnë, që për mendimin tim është e gabuar, që nuk ka të bëjë me rregullat e Zotit. Zoti neve na kanë dhënë liri, nëse i besojmë Zotit, Zoti është frymorja jonë, është zemra jonë, është gjaku ynë, Zoti është gjithçka dhe kudo, Zoti është besimi ynë. Të gjitha gjërat vijnë nga jashtë, ti edukohesh, arsimohesh, këto vazhdojnë të jenë grumbulluar në mendimet e tua. Këto mendime që ti, me kalimin e kohës, ke pranuar nga jashtë, kanë të bëjnë me atë që ti të vëzhgosh mendimet tua, ti je dëshmitar që ke ndjekur të gjithë të urtët e botës.
Mendimet mos i ngarko, shikoje me përmbajtje çdo informatë që nuk të intereson, rri indiferent, të ligat vetvetiu do të largohen.
Ne, në shumicën e rasteve e gënjemë veten, tallemi me vetveten, kjo shihet para të tjerëve, në marrëdhëniet me rrethin, në ambicie, në ambientet për t’u bërë të famshëm, ne kemi maskë edhe në shumë drejtimet tjera. Ne tërë kohën mundohemi ta bindim veten për suksese të ndryshme, se jemi reale, por herët a vonë na bie maska, ajo nuk mund të mbetet përgjithmonë, do të dajë e vërteta, edhe atëherë ti duhet të kërkosh një maskë tjetër. Sa më parë e zbulon veten, dhe ballafaqohesh me realitetin tënd, nëse ti do të jesh personalitet i vërtetë, mos ikën përballu me të, këtu është shpëtimi yt. Kërkoje veten mes lindjes dhe vdekjes. Pa dëshirën tënde je, pa dëshirën tënde do të ikësh.
Të gjitha gjërat vijnë nga jashtë, ti edukohesh, arsimohesh, këto vazhdojnë të jenë grumbulluar në mendimet e tua. Këto mendime që ti, me kalimin e kohës, i ke pranuar nga jashtë, kanë të bëjnë me atë që ti t’i vëzhgosh mendimet tua. Ti je dëshmitar që ke ndjekur të gjithë të urtët e botës. Mendimet mos i ngarko, shikoje me përmbajtje çdo informatë që nuk të intereson, rri indiferent, të ligat vetvetiu do të largohen. Jeta është shumë e bukur për ata persona që dinë ta shijojnë dhe ta shfrytëzojnë, por, me shumë të papritura, jeta është mister.
Natyra e njeriut është parapërgatitur për t’u mbrojtur, sepse tërë kohën, ndeshesh me vështirësitë e ndryshme të papritura. Dhe nëse e pranojmë se misteri mbetet mister, ai është i paparashikueshëm, në shumicën e rasteve është i pazgjidhshëm. Thamë se jeta është shumë e bukur, gabimi është të vazhdojmë të bëjmë gabime. Vetë, i japim dyshim jetës sonë, dhe nëse ti e ke parapërgatitur veten për mossukses, ti nuk do të kesh sukses. Ti do të kërkosh përgjigjen tërë jetën dhe nuk ke për ta gjetur atë, dhe kështu vazhdon dështimi në jetë. Ty do të të sjellë zhgënjim të madh. Ju lutem, në vend që ta keqësojmë jetën, në vend që t’i shtojmë brengat, gëzoju jetës, bëje të keqen lumturi. Nëse besojmë se kjo jetë është kalimtare, jemi turistë që kemi ardhur për një kohë, pastaj nuk do të jemi, do të kthehemi prej andej nga kemi ardhur. Kjo që po ndodh me njerëzimin është një fatkeqësi njerëzore.
Ne vetë jemi fajtorë për gjithçka, mos e quaj veten të pafat, jeta duhet të të sjellë gëzim, lumturi. Për fat të keq shumica e njerëzve vuajnë kot. Ti nuk e pranon realitetin tënd, nuk e pranon këtë dhuratë, këtë ekzistencë. Mendo për veten tënde, mendo për shpirtin tënd, në brendinë tënde, ti je vetëm, është mënyra e mjaftueshme e fuqishme ta përballosh çdo pengesë që të vjen nga jashtë. Ne kërkojmë nga jashtë të mos jemi vetëm, kërkojmë të bashkohemi me njëri-tjetrin, por kjo është pjesa e jetës që duket, preket, kjo është ajo e përkohshmja, jeta kalimtare.
Është një distancë mes brendisë sate shpirtërore, dhe asaj të jashtme fizike. Ti në brendinë tënde ke lirinë tënde, ke gëzimin tënd, është hapësira jote, liria jote personale. Mendo më shumë për veten tënde, gëzoje atë. Kjo është kënga e vetëdijes, kënga e shpirtit të pastër, sepse ti je i lirë, si zogu me këngën e vet, si lulja që lëshon aromën e shpirtit pa e drejtuar askush. Problemi është te njerëzit, njerëzit krijojnë probleme, këtë çështje ata nuk e zgjedhin, ata e zhvendosin problemin,ata nuk ballafaqohen me realitetin.
Njeriu i cili është i aftë ta zbuloje vetveten, ai është i lirë. Ai njeri edhe mund të dashurojë. Njerëzit që janë të vetmuar, nuk janë të aftë të dashurojnë, ata vetëm mund të shfrytëzojnë, ata shtiren se të duan. Ata nuk dinë të japin se nuk janë përballur me veten, ata nuk janë të lirë, ata nuk kanë çfarë të japin. Vetëm njeriu i cili është i aftë të jetë i lirë, ka arritur të transformojë vetminë e vet me lirinë e vet. Ai është i gëzuar dhe i mbushur me dashuri, ai person mund t’u japë dashuri edhe të tjerëve.
E vërtetë është se privatësia e jote shpirtërore është jeta jote, por ti ke nevojë ta plotësosh edhe pjesën fizike të trupit tënd. Prindërit tuaj, gruaja jote, burri, fëmijët e tu, të gjithë rreth teje. Kështu edhe këta kanë lirinë e vet, kanë privatësinë e vet, janë individë në vete, të gjithë plotësojnë nevojën fizike të njëri-tjetrit. Kjo botë është kalimtare, është e përkohshme, ne jemi produkt i prindërve deri atëherë të panjohur. Ata fillojnë ta duan njëri-tjetrin, ne jemi produkt i tyre, një dëshirë e shumëpritur, por produkt i panjohur, kjo është vetëm një lindje që duhet ta jetojmë. Që duhet të luajmë lojën e jetës, ky është vetëm një udhëtim, atëherë bëje atë udhëtim të hareshëm dhe të lumtur. Mos u mundo ta bësh të kundërtën.
Çdo gjë që duket, preket, është jotja. Familja shoqëria, pikëllimi, dyshimi janë reale. Jemi të tuat, janë të vërtetë. Gëzimi, lumturia janë sipërfaqësore, ato janë kalimtare, ato varen nga të tjerët, nuk janë personale. Dhe çdo gjë që të bën të varur është obligim, është ngarkesë dhe kalimtare. Ti je i lumtur me familjen, me fëmijët, me shokët, por, ata mund të mos jenë dakord me ty për të gjitha. Shumë herë ndodh që diçka që i pëlqen burrit, nuk i pëlqen gruas dhe anasjelltas. Kjo është dukuri, kjo ndodh.
Në emër të dashurisë duhet t’i plotësojmë detyrimet se jemi të aftë të kemi familje, jemi të aftë të kemi fëmijë, të bëhemi prind. Esenciale është të jesh i lumtur, detyrë për të qenë i nevojshëm, ai i cili është krejtësisht i kënaqur, i tillë siç është vetë, e jo siç duan të tjerët, të tillë nuk ka nevojë që dikush t’i thotë. Kuptimi i tij brenda vetvetes, e jo të vijë nga të tjerët, ai nuk e ndien veten të varfër, ai mund të jetë i lumtur dhe të jetojë me vetveten. Ti nuk mund të jetosh vetëm, kudo që të jesh vetëm, ti nuk e ndjen veten mirë, ty të mungon shoqëria, ti kërkon ta plotësosh mungesën tënde me të tjerët. Të jesh vetëm është shumë e vështirë, e pazakontë dhe e panatyrshme, njerëzit mes vete e ndajnë të mirën edhe të keqen, por ekziston keqpërdorimi, vetë natyra është e tillë, ata persona që kanë arritur ta kuptojnë natyrën e vet, ata janë të gatshëm t’i kuptojnë edhe të tjerët.
Disa janë njerëz të zgjedhur, sepse ata që janë pajtuar me rrethin, janë dorëzuar. Kjo është e drejta e tyre, ky është vendim i tyre, dëshirë e tyre. Ekzistenca, esenca e jetës, kërkon të plotësosh dhe të zbulosh se cili je t’i. Kjo kryesisht varet nga ti. Mos fajëso asnjë njeri tjetër, kjo është ajo për të cilën je munduar ti.
Është interesant, njeriu ka dëshirat por ato dëshira janë të pafundme, të pamundshme të plotësohen; ai dëshiron dhe dëshiron dhe kur nuk ngopet bëhet fatkeq. Kjo është dëshirë për t’u bërë i pasur, por nëse dëshiron dituri, kjo dëshirë plotësohet, nuk është si pasuria, njeriu, truri/ koka jonë me lexim me shkrim nuk ngarkohet, përkundrazi, ajo është e lumtur e gëzueshme.
Njeriu që ka dituri, dituria e tij është produkt i zgjidhjes së tij, është produkt i vetmisë së tij, që duhet të ketë më shumë kujdes, sepse vlerat e një krijuesi janë shumë të dobishme, por edhe shumë të rrezikshme. Njeriu që ka formuar veten, në vetminë e vet ai është perandor, ai nuk lejon t’ia prish lumturinë askush, sepse njeriut të tillë nuk i mungon asgjë nga kjo botë. Atij nuk i duhet asgjë, ai mësoi të gjitha ato që duheshin mësuar në këtë botë, ai kalon dhe arrin të transformohet me kohën dhe me nevojën.
Këtu qëndron krejt bukuria e kësaj bote. Njeriu që arrin të ballafaqohet me vetveten, është ai i zgjedhuri është vetvetja. Njeriu vjen vetëm, shkon nga kjo botë vetëm, kjo jetë është një luftë, një luftë për të përballuar kërkesat, ankesat, problemet, krizat, por ka edhe tri obligime: ta shijojë jetën, ta materializosh dhe të bësh llogari. Ai person që ka arritur të shijojë, ai ka arritur edhe të materializojë, por nëse ne nuk kemi bërë llogari, i japim të drejtë vetes të dështojmë.
Bëhu vetvetja, përqendrohu në vetminë tënde, ajo duhet të jetë e pastër, që të mos ndërhyjë asnjë ndjenjë, ajo nuk është diçka që vjen nga jashtë, ajo vjen nga brenda, ajo rritet, shumëzohet brenda teje. Ta harrosh vetveten tënde është mëkat, ta kujtosh veten tënde është tërë bukuria, është “Aroma e Dashurisë” aroma e jetës. Nga ti nuk kërkohet asgjë, vetëm të kesh interesim, kujdes dhe besim të fortë te vetja jote. Kur ti je vetëm, kur ti e njeh veten, ti e ke të qartë çdo gjë, ti arrin të shijosh aromën, të dëgjosh zogjtë, i lejon vetes të komunikosh me telepati pa asnjë lloj kufiri. Ndjenjat e tua janë gati të depërtojnë atje ku ti i drejton. Nuk është lehtë, duhet një revolucion i madh, në brendinë tënde, individualiteti yt të gjejë vetveten, shkrimet e mia duan që të çlirohesh nga çdo brenge, se je në këtë botë pa dëshirën tënde, vetëm ke lindur, vetëm do të shkosh nga kjo botë, ti vetëm do të nisesh në atë botë me unin tënd, veprat (çejzi) do të jetë e brendshëm.
Ti nuk mund të marrësh me vete asnjeri, asgjë, ti je vetëm, të gjitha që i ke mësuar, të gjitha që i ke pasur, nuk janë më reale, realiteti yt është qenia jote, shpirti yt, e vetmja shpresë për të gjetur Zotin. Zoti yt, besim yt është realiteti yt, besimi është brendia jote, ajo nuk ka të bëjë me emër me mbiemër, ajo nuk ka të bëjë me trupin tënd fizik, me ngjyrën tënde të bardhë, të zezë, të kuqe, nuk është e kufizuar edhe në gjininë tënde, realiteti është ajo që ti e ndien, je përbrenda, kjo që shohim, që e prekim për së jashtmi, kjo është e përkohshme, për të furnizuar, për të mbrojtur, për të ushqyer trupin dhe shpirtin.
Kërkoje zgjidhjen te vetvetja, kjo është jeta jote. Hulumtoje atë te vetvetja, mos e gënje veten tënde, kjo është thelbësore në shpirtin tënd. Por, ti ke nevojë të plotësosh pjesën fizike të trupit tënd, se ti nuk je vetëm, ti ke bashkëshortësi, ke fëmijë, ke shokë, ke pushtet. Por kuptoje, në shpirtin tënd ti je vetëm.
Ju lutem lexues të nderur, nëse ne të tjerët i pranojmë ashtu siç janë, siç luten, siç vishen, edhe ata do të na pranojnë ne me të gjitha të mirat dhe të metat tona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje