Në Mynih debatojnë çdo vit nga 15-17 shkurt të pushtetshmit e kësaj bote. Konferenca e Sigurisë nuk është vetëm një skenë e pushtetit, por edhe laborator i diplomacisë për mundësitë që ofrojnë takimet e dhomave të pasme.
Rreth 35 krerë shtetesh dhe qeverish, afër 80 ministra të Jashtëm e të Mbrojtjes, 600 ekspertë për politikën e sigurisë po takohen në Mynih nga e premtja deri të dielën, 15-17 shkurt.
Drejtuesi i Konferencës, Wolfgang Ischinger flet për konferencën e sigurisë “më të madhe dhe më të rëndësishmen” prej më shumë se 50 vitesh që nga themelimi i saj.
Të premten pasdite filloi programi 48 orësh i ngarkuar me takime e diskutime – presidentë, ministra të Jashtëm e të Mbrojtjes debatojnë, aleatët, por edhe ata nga kampet kundërshtare. Në të njëjtën kohë hapet një laborator i mundësive diplomatike, ku merren në shqyrtim pozicionet e verifikohen të përbashkëtat. Në dhomat e pasme, heshturazi dhe të pashqetësuar.
Kjo mundësi krijohet edhe për shkak të vendit, ku zhvillohet konferenca. Hoteli tradicional, “Bayerischer Hof” është i shtrirë në disa godina të ngritura njëra pas tjetrës në vite. Me kthesat e kthinat e shumta ai ofron një mundësi të mirë për diplomacinë e dhomave të pasme. Qilimë të trashë zbusin zhurmat, shkallë pafund dhe meskalime ofrojnë rrugë të mbrojtura për të kaluar në dhoma pa u parë nga reporterët. Drejtuesit e konferencës kanë rezervuar 100 dhoma vetëm për takime të tilla kokë më kokë.
Platformë për politikë operative
“Konferenca e Sigurisë në Mynih është një vend ku testohen idetë, ku mund të zhvillohen aleanca dhe të nisin përgatitje për të çuar përpara procese të paqes, ose edhe për t’i filluar ato”, sqaron drejtuesi i saj Wolfgang Ischinger me vetëbesim. E ai nuk ka parasysh vetëm programin e konferencës. Ky është vetëm “maja e ajsbergut”, thotë Ischinger. Po kaq të rëndësishme janë takimet pa media mes delegacioneve, janë ato që e bëjnë këtë konferencë një platformë të politikës operative.
Si shembull Ischinger përmend bisedimet për një marrëveshje kontrolli të armatimit nuklear, “New Start”. Negociatat për këtë marrëveshje rrodhën nga bisedimet e brendshme në kuadër të konferencës së vitit 2009 tha Ischinger për revistën “Internationale Politik”. Dy vite më vonë, Sekretarja e mëparshme e Departamentit të Shtetit, Hillary Clinton dhe homologu rus, Sergej Lavrov nënshkruan dokumentin e ratifikimit po në Mynih në kuadër të konferencës së atëhershme.
Nëse ofrohen hapësira me përkthyes në krah dhe mund të zhvillohen takime në mirëbesim, pa dashur të kalosh rrugën, krijohet mundësia për zhvillime të papritura. Pa përmendur detaje, Ischinger, thotë se amerikanët e kanë përdorur një mundësi të tillë, “për të biseduar njëherë drejt me iranianët”.
Rruga më e shkurtër për takime të shumta
Pra nëse salla ka mjaft vende bosh, kur të mbajë fjalimin kancelarja Merkel, kjo jo sepse pjesëmarrësit kanë shkuar të vizitojnë bukuritë e Mynihut, por se ata ndodhen në bisedime bilaterale. Vetëm në konferencën e vitit të kaluar u zhvilluan 2.200 takime bilaterale apo trilaterale. Tobias Bunde bashkëpërgjegjës për programin e konferencës thotë, se “për shumë qeveri ndërkohë konferenca e Mynihut është një rrugë mjaft eficiente dhe efektive për të takuar shumë krerë të tjerë qeverish brenda një kohe të shkurtër. Ndryshe për këtë do duhej të bëje shumë kilometra rrugë.”
Por në vend të diplomacisë së rafinuar dhe politikës së jashtme sot përdoren më shumë mesazhet në twitter. Presidenti Donald Trump i ka suprizuar shpeshherë aleatët e kundërshtarët, kur vendime të rëndësishme të politikës së jashtme i ka bërë të ditura përmes twitterit. Magjithatë këtë vit vjen në Mynih delegacioni më i madh amerikan që ka ardhur ndonjeherë në këtë konferencë.
Krahas zvendëspresidentit, Mike Pence pritet edhe Sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo, zëdhënësja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi. Kjo të bën të shpresosh, që edhe në Uashington kërkohen rrugë tjera përtej diplomacisë së twitterit. /dw/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës