LAJMI I FUNDIT:

MPB: Nuk ka asgjë të diskutueshme nëse pronari i “Durmo Turs” ka kryer inspektim nëpërmjet ndonjë kompanie tjetër të tij

MPB: Nuk ka asgjë të diskutueshme nëse pronari i “Durmo Turs” ka kryer inspektim nëpërmjet ndonjë kompanie tjetër të tij

Për Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk është asgjë të diskutueshme nëse pronari i “Durmo Turs”, Durmish Bejluli, në të njëjtën kohë është edhe pronar i stacionit për inspektim teknikë e cila e inspekton gjendjen e autobusëve.

Sipas MPB-së, do të ishte kundërthënëse nëse stacioni i kontrolleve teknike kryejnë inspektim të automjeteve të tyre, gjegjësisht nëse ato janë të njëjtës kompani.

Dispozita të tilla japin mundësinë që dy kompani të ndryshme, por me të njëjtin pronar, të mund të posedojnë automjete nëpërmjet një kompanie, ndërsa të kryejnë inspektimin teknik të tyre nëpërmjet një kompanie tjetër.


“Sipas dispozitave të Ligjit për automjetet, personi juridik “AMZ Gostivar” nuk mund të kryejë inspektim teknik të automjeteve të veta, por mund të kryejë inspektim teknik të automjeteve në pronësi të një personi tjetër juridik”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme për “Makfax”.

Në këtë rast automjetet regjistrohen si pronë e agjencisë turistike “Durmo Turs”, ndërsa kompania “AMZ Gostivar”, me të njëjtin pronar, është përgjegjës për inspektimin e tyre teknik.

Nga Ministria e Brendshme thanë se ata kanë kryer kontrolle mbi stacionin e inspektimit teknik “AMZ Gostivar”, dhe i fundit ishte në gusht të vitit të kaluar. Ata nuk tregojnë nëse kanë gjetur shkelje të ligjit gjatë inspektimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Lajme
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Siguri
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Kalo në kategori