Kryeministri, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Munich të Gjermanisë, sot ka zhvilluar një takim më bashkatdhetarët në Gjermani.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj shprehu falënderimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë bashkatdhetarët tanë për Kosovën në të gjitha periudhat.
“Ndjehem mirë kur jam në mesin tuaj, pasi që jeni kontribuues të mëdhenj për lirinë, pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës. Qeveria e Kosovës do të jetë pranë jush në çdo moment dhe për këtë kemi themeluar Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, dhe tani keni një adresë tuajën”, tha kryeministri Haradinaj.
Duke vlerësuar rolin e diasporës në Gjermani, kryeministri Haradinaj tha se zëri i tyre ka qenë zëri i Kosovës në momentet vendimtare, duke ju bërë thirrje që të shohin mundësinë e investimeve në Kosovë dhe shprehu zotimin e tij dhe të Qeverisë që udhëheq se kërkesat e diasporës do ta kenë vëmendjen e duhur.
“Ju i keni dhënë mbështetjen e pakursyer vendit në momentet më të rëndësishme dhe të vështira historike dhe edhe tani në përmbyllje të shumë proceseve që po kalon Kosova, roli juaj është i nevojshëm, në mbrojtjen dhe përkrahjen sovranitetit të vendit”, tha Kryeministri Haradinaj.
Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Haradinaj iu është përgjigjur interesimit të shumë bashkatdhetarëve të cilët shprehën gatishmërinë e tyre që potencialin ekonomik ta investojnë në Kosovë, në të njëjtën kohë kërkuan që Qeveria të krijojë edhe më tej lehtësira për bashkatdhetarët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare