LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, arrestohen 15 nga 21 anëtarët e grupit të cilët trafikonin emigrantë

Maqedoni, arrestohen 15 nga 21 anëtarët e grupit të cilët trafikonin emigrantë

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në veprim të koordinuar me Ministrinë e Brendshme ka shkatërruar një rrjet të organizuar për kontrabandimin e emigrantëve, deklarojnë nga Prokuroria.

“Prokurori kompetent ka miratuar urdhër për të kryer hetim kundër 21 personave për kryerjen e veprave penale “kontrabandë me emigrantët”. Të dyshuarit janë të moshës 20 deri në 40 vjeç, prej të cilëve një person është një polic zyrtar nga Sektori i Punëve të Brendshme Shtip. Nga të dyshuarit, 17 janë arrestuar. Tre persona aktualisht nuk janë të kapshëm për organet, ndërsa një person po vuan dënimin me burg për një kryerjen e një vepre tjetër penale”, deklarojnë nga Prokuroria.


Grupi i organizuar për kontrabandimin e emigrantëve u formua nga pesë persona që në maj të vitit 2018 në të cilën pastaj janë bashkuar 15 persona tjerë. Grupi ka kryer veprën penale në vazhdimësi deri në shkurt të vitit 2019.

Prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion vlerësoi se ka rrethana ligjore, dhe për këtë deri tek gjyqtarit i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkup 1 Shkup ka paraqitur propozimin për përcaktimin e masës së paraburgimit për 15 të dyshuar si dhe një propozim për përcaktimin e masës të kujdesit për 5 të dyshuarit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori