LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Gjashtë pacientë do të lëshohen në kurim shtëpiak, ka edhe prej tyre me gjendje kritike

Filipçe: Gjashtë pacientë do të lëshohen në kurim shtëpiak, ka edhe prej tyre me gjendje kritike

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili edhe sot ka vizituar të lënduarit nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë, tha se disa pacientë do të lëshohen për kurim shtëpiak, ndërsa disa të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Filipçe informoi se në Spitalin “8 Shtatori” të hospitalizuar janë 28 pacientë, prej të cilëve gjashtë do të lëshohen në kurim shtëpiak, ndërsa katër tjerë janë në gjendje më të rëndë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sot në spitalin ‘8 shtatori’ po mjekohen 28 pacientë, gjashtë do të lëshohen në kurim shtëpiak. Prej pacientëve gjashtë janë në mjekim intensiv, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje më kritike. Në Qendrën Klinike janë të shtruar 8 pacientë. Katër prej tyre janë në gjendje të rëndë, tani tek njëra do të bëhet intervenim kirurgjik”, tha Filipçe.


Të gjitha lajmet nga aksidenti tragjik në rrugën Shkup-Tetovë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti tragjik në rrugën Shkup-Tetovë

Ndërsa drejtori i Spitalit “8 Shtatori” Kristijan Kosov, informoi se mbrëmë janë kryer ndërhyrje kirurgjike tek disa pacientë, ndërsa edhe sot do të ketë operacione.

Sa i përket sasive të gjakut në spital, ai tha se për momentin spitali posedon gjak të mjaftueshëm për të menaxhuar situatën me personat e lënduar nga aksidenti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Kalo në kategori