LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja e futbollit apo seksi – cila është më e rëndësishme për meshkujt?

Ndeshja e futbollit apo seksi – cila është më e rëndësishme për meshkujt?

Shumë herë është shtruar një prej pyetjeve më interesante, e kjo ka të bëjë me atë se çfarë është më e rëndësishme për një mashkull – shikimi i ndeshjes së ekipit të preferuar të futbollit apo seksi me partneren?

Për ta gjetur përgjigjen e kësaj pyetje interesante, disa hulumtues kanë vendosur të anketojnë mijëra njerëz nga vende të ndryshme të botës – duke përfshirë Belgjikën, Anglinë, Gjermaninë, Portugalinë, Spanjën dhe Suedinë.


Nga të gjithë personat e anketuar, 72% prej tyre, të cilët janë edhe adhurues të futbollit, kanë pranuar se më parë do ta shikonin ndeshjen e futbollit sesa të bënin seks me partneren.

Sikur të mos mjaftonte fakti se meshkujt e zgjedhin futbollin para seksit, 75% e portugezëve e kanë pranuar se edhe qajnë kur humb ekipi i tyre i preferuar.

Edhe shkenca ka një shpjegim të interesant sa i përket lidhjes së një mashkulli me shikimin e ndeshjes së futbollit.

Disa neurologë kishin vendosur t’ua analizonin funksionin e trurin meshkujve gjatë kohës sa kishin qenë duke shikuar ndeshje futbolli.

Ata kishin zbuluar se në momentin që ekipi i tyre i preferuar shënon gol, në trurin e tyre aktivizohet një zonë e trurit e cila është përgjegjëse për kënaqësi të madhe dhe emocione të mira.  /Telegrafi/