LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S10 Plus shihet në foton zyrtare

Samsung Galaxy S10 Plus shihet në foton zyrtare

Samsung Galaxy S10 Plus ka rrjedhur në një foto zyrtare që tregon saktësisht se çfarë mund të presim nga telefoni i ri kur të zbulohet para MWC 2019, në ngjarjen e 20 shkurtit – dhe kjo e bën iPhone XS Max të Apple të duket tashmë i vjetër.

Evan Blass, ka pamjet që duken të jenë materiale promovuese zyrtare të Samsung, që kanë Galaxy S10 Plus në formën përfundimtare.


Siç mund ta shihni, Samsung ka sjellur ekranin që përmban kamerën selfie në të djathtën e sipërme të panelit pa korniza. Ajo që është interesante është se duket të ketë një kamerë të dyfishtë përpara, siç është thënë më parë.

Gjithashtu thuhet se një tjetër shtresë e sigurisë është një lloj i ri i lexuesit të gjurmëve të ekranit që përdor ultrasonikë dhe jo optikën tradicionale.

Rezultati është me sa duket një proces i shpejtë dhe më i saktë i zhbllokimit duke përdorur një gjurmë gishtash në ekranin e poshtëm.

Interesante gjithashtu duket të jetë jo vetëm USB-C, por një port kufjesh 3.5mm në pjesën e poshtme të telefonit – diçka që markat e tjera vazhdojnë të lënë jashtë telefonave të tyre.

Samsung pritet të lansoj Galaxy S10, S10 Plus dhe S10e në ngjarjen e lansimit më 20 shkurt. Galaxy X i palosshëm gjithashtu pritet të bëjë një paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Tregu i PC-ve në SHBA kishte tremujorin më të mirë në 10 vitet e fundit, thotë Gartner

Tregu i PC-ve në SHBA kishte tremujorin më të mirë në 10 vitet e fundit, thotë Gartner

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori