Me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve, krijimit të një ambienti të sigurt, për të siguruar standardet e sjelljes dhe praktikës profesionale dhe për të siguruar që asnjë dëm nuk do t’ju ndodhë në asnjë situatë fëmijëve gjatë përfshirjes së tyre në institucione dhe organizata, KOMF u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve, organizatave jo qeveritare dhe organizatave fitim prurësese, të cilat punojnë apo kanë kontakt me fëmijë, të hartojnë dhe të adaptojnë standardet minimale përmes krijimit të politikës së brendshme të institucionit/organizatës për mbrojtjen e fëmijës.
“Sipas konventave ndërkombëtare, Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe legjislacionit përkatës në fuqi, institucionet dhe organizatat që punojnë apo janë në kontakt me fëmijë, kanë për detyrë absolute të mbrojnë fëmijët nga dhuna, abuzimi, keqtrajtimi, dhe shfrytëzimi, duke filluar brenda institucionit apo organizatës. Pa standarde dhe mekanizma adekuat për mbrojtjen e fëmijëve, një institucion jo vetëm që dështon në detyrën e tij primare të mbrojtjes, por gjithashtu mund të neglizhojë ose të nxisë një mjedis abuziv. Institucionet dhe organizatat pa procedura të duhura dhe të qarta, rrezikojnë të infiltrohen nga persona, siç janë pedofilët, të cilët përpiqen të abuzojnë me fëmijët.
Aktualisht institucionet publike në Kosovë nuk kanë standarde minimale për krijimin e një ambienti mbrojtës për fëmijët.
KOMF i bën thirrje institucioneve publike arsimore, shëndetësore, organeve të rendit dhe drejtësisë dhe organizatave të cilat punojnë apo kanë kontakt me fëmijë, të hartojnë menjëherë standardet minimale, bazuar në specifikat e institucionit/organizatës, për të garantuar një ambient të sigurtë dhe mbrojtës për fëmijët. Krahas hartimit të standardeve minimale, KOMF rekomandon fuqishëm këto institucione, që të bëjnë edhe ngritjen e kapaciteteve të personelit për zbatimin e standardeve minimale dhe implementimin e politikës për mbrojtje të fëmijëve”, thuhet në njoftimin për media.
Më tej në njoftim thuhet se me qëllim të vetëdijësimit të akterëve relevant (institucione, organizata dhe të tjerë), gjatë vitit 2018 KOMF ka publikuar modelin e Politikës për Mbrojtjen e Fëmijëve – standardeve minimale, me parimet dhe kornizat e përgjithshme që duhet të përmbajë një politikë. Politika shërben si një mjet që rrit vetëdijen dhe të kuptuarit e përbashkët mbi abuzimin, si dhe krijon një sistem parandalimi, reagimi dhe mbrojtjeje për fëmijët ndaj rrezikut potencial dhe formave të ndryshme të abuzimit. Megjithatë secili institucion dhe organizatë duhet të hartojë politikën dhe standardet e brendshme në përputhje me specifikat e institucionit.
Edhe njëherë, KOMF shpreh vullnetin dhe gadishmërinë të mbështesë institucionet dhe organizatat në hartimin e standardeve minimale por edhe në ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve në zbatimin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova