Nikoleta Kalldrëmxhiu
Romancierët kanë kërkuar gjithmonë një bashkim të denjë të të dashuruarve.
S’janë të pakta ato histori kur njeriu lë gjithçka për dashurinë e tij të vetme. Ky besimin në të drejtën për të qenë i lirë e i lumtur e ka bërë poetin arbëresh De Rada t’i kushtojë dashurisë arbëreshe jo pak, por 21 këngë. Në përpjekjen e tij për të na bindur, heroi i tij, Milosao, krijon një magjepsje. I ri, i pasur dhe i mësuar ai dashurohet dhe më pas martohet me Rinën e varfër. Realiteti romantik nuk e zbeh aspak të vërtetën. Ai zbukuron natyrën, bukurinë klasike, pasionin: Veç me sy të shihemi, pa dhe bota le të përmbyset – Dashuria, që shkakton tërmetin, lulëzon në rrënojat e tij, sepse dashuria është gjithmonë një e huaj në shtëpinë e lakmisë. Drita e saj është shpresa e njeriut:
Si ai një yll të qetë sheh e zemrën ia ngroh që thotë: Vështromëni dritën, bota nuk do të shkallmohet (Këngët e Milosaos, fq 81)
Milosao dhe Rina martohen në kohë lufte e fatkeqësie: O i bardhë bir bujari, në më merr ku po me shpie… Trimi: Shkodra me s’thuhet qytet, përtej malit gjejmë prifter qe te na martojnë (Këngët e Milosoas, fq 81)
Ndodh pikërisht në këngën e njëzetë të poemës kur Milosao i propozon vajzës martesë, që vetëm priftërinjtë përtej malit mund ta bënin. Ditën e Shën Mërisë djali pret nusen në shtëpi. Sikurse tek Shën Valentini, edhe këtu vendimi i lihet Zotit të gjykojë e të vendosë çdo të ndodhë më tej; ndërkohë lufta vazhdon.
Shën Valentini, martiri i krishterë që lidhi në martesë njerëzit e dashuruar, kundër urdhrit të Perandorit Klaudius që burrat të shkonin në luftë të pamartuar, kremtohet sot në shumë vende. Një traditë perëndimore që lulëzon te ne, pak më shume se dy dekada nuk do të gjente ndoshta një poet tjetër më të përshtatshëm. Nga Dashuria e oborrit të Serafina Topias, tek ajo moderne e Milosaos, poeti arbëresh sjell një traditë evropiane me ngjyra shqiptare në poezinë e tij, pothuajse romantike.
Duke kujtuar Milosaon, si një histori moderne të një vajze meshollë e kryegeshtenjë, që zgjohet me një fat të bardhë, me një bujar të ndriçuar, me pamjen e njeriut më të thjeshtë të qytetarit të kohës, a kemi gjetur një realitet modern?
Filozofia e jetës së shqiptarit që e gjen lumturinë në familje bashkohet me thjeshtësinë e fillimit të jetës së çiftin e ri. Familja e re e bujarit e varfëruar ekonomikisht nuk ka asgjë tronditëse. Një ëndërr, apo një realitet i kohëve moderne?
Festa e Shën Valentinit me romantizmin e saj; kartolina, trëndafila të kuq, poemat, çokollatat nën dritën e qirinjve, duket se e harron gjithë legjendën për të. Ajo bëhet moderne, sepse njerëzit kujtojnë vetëm trashëgiminë e martirit të saj. Te drejtën e njeriut për të qenë të lumtur, e për të kurorëzuar ndjenjat më fisnike te Tij, në çdo kohë. E nëse kërkojmë për tradita të tjera evropiane, natyrisht, ato nuk i mungojnë dheut tonë.
Ndoshta në një nga guidat tona turistike, të atyre që promovojnë turizmin historiko-kulturor mund te shkruhet se kjo është toka ku luftoi Skënderbeu, por edhe ku kremtohet Shën Valentini midis festave te tjera. Sepse poeti na thotë se ka diçka të përjetshme në jetë, dhe, sado bota të ndërrojë lisa, uji i ri në det do të kaltërojë…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare
Fjalimi i Skënderbeut!?
MOS U DORËZO KURRË
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Kujtime për Kongresin e Manastirit: Si do ta bajmë Shqypninë kur na nuk duem me u marrë vesht ndërmjet vedit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë