LAJMI I FUNDIT:

Shqyrtohet hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Bratislavë

Shqyrtohet hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Bratislavë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në një takim pune Shefin e ri të Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilnik, me të cilin ka biseduar mbi çështje të interesit të përbashkët në mes dy shteteve.

Vazhdimi i mbështetjes së mëtutjeshme sllovake në rrugëtimin e integrimit euro-atlantik dhe ndërkombëtar të shtetit të ri, si dhe nevoja për përkrahjen e Sllovakisë për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës kanë zënë vend të veçantë gjatë diskutimeve të këtij takimi.

Ministri Pacolli ka shprehur besimin se udhëheqja e Presidencës së OSBE-së nga ana e Sllovakisë do të kontribuojë në promovimin e dialogut dhe stabilitetit rajonal dhe ka kërkuar ndihmën e këtij vendi që Kosova të jetë së paku pjesë e takimeve formale, ku flitet për rajonin dhe që marrëdhëniet Kosovë – OSBE të avancojnë gradualisht me hapa konkret.


Hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Bratislavë ka qenë një kërkesë tjetër e ministrit të Jashtëm Pacolli, gjë për të cilën do të zhvillohen konsultimet e afërta në mes dy vendeve për gjetjen e mundësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zjarri përfshinë lokalin në Prishtinë, lëndohet një person

Zjarri përfshinë lokalin në Prishtinë, lëndohet një person

Kronika e Zezë
Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Politikë
Trupa e daulleve të ushtrisë britanike performon në qendër të Prishtinës

Trupa e daulleve të ushtrisë britanike performon në qendër të Prishtinës

Lajme
Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej

Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Kalo në kategori