LAJMI I FUNDIT:

Sa kalori i djegin lojtarët gjatë një loje futbolli?

Sa kalori i djegin lojtarët gjatë një loje futbolli?

Luajtja e futbollit, qoftë si pjesë e një ekipi garues apo në lagje me shokët, është mënyrë ideale për ta formësuar trupin.

Distancat e gjata të cilat do t’i vraponi gjatë një loje do t’ju ndihmojnë të digjni kalori, por edhe ndihmojnë në forcimin e muskujve dhe rritjen e qëndrueshmërisë, transmeton Telegrafi.


Djegie e moderuar e kalorive

Sipas ‘Harvard Health Publications’, personat që peshojnë rreth 70-85 kilogramë i djegin rreth 260-331 kalori gjatë një loje 30-minutëshe futboll. Shpejtësia me të cilin i digjni kaloritë gjatë lojës së futbollit është e krahasueshme me atë të tenisit apo patinazhit.

Djegia e kalorive varet nga pozita ku luani

Loja e futbollit zgjatë 90 minuta, por nuk është e saktë shifra e trefishimit të djegies 30-minutëshe të kalorive. Zëvendësimet nënkuptojnë se ndoshta nuk do t’i luani të gjitha 90 minutat e lojës. Pozita ku luani gjithashtu ka rol në atë se sa kalori i digjni. Shembull, portieri djeg më pak kalori. Në anën tjetër, mesfushorët janë ata që djegin më së shumti kalori për shkak të angazhimit më të madh që e kanë në fushë. /Telegrafi/