LAJMI I FUNDIT:

Ligji për pagat i dorëzohet Presidentit

Ligji për pagat i dorëzohet Presidentit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dekretuar Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

Presidenti po ashtu, sot ka pranuar nga Kuvendi edhe Ligjin për Pagat. Këto janë konfirmuar edhe nga Zyra për Media e Presidencës.


“Po, presidenti e ka dekretuar sot Ligjin për Buxhetin. Kurse, Ligji për Pagat është pranuar sot dhe bashkë me ankesat e pranuara do të shqyrtohen brenda afatit ligjor”, konfirmon Presidenca.

Ligji për pagat është kundërshtuar nga Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), sindikalistët e KEK-ut, KOSTT-it dhe Telekomit, të cilët janë të pakënaqur me kufizimet që u janë vënë në Ligjin për pagat.

Ndryshe, Ligji për pagat ka kaluar në Kuvend më 2 shkurt, me  63 vota për dhe 1 abstenim.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pati deklaruar se kjo është një fitore e drejtësisë në paga, dhe Ligjin e ka quajtur hap historik të Kosovës.

Po ashtu, Veseli ka thënë se pagat do të rriten për shumicën e punëtorëve në sektorin publik. Ndërkaq partitë opozitare kanë vlerësuar se ky ligj me mos votimin e amendamenteve të propozuara është ‘masakruar’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori