LAJMI I FUNDIT:

Anija e shpëtimit merr emrin e Alan Kurdit, vogëlushit sirian i cili vdiq në det (Foto/Video)

Anija e shpëtimit merr emrin e Alan Kurdit, vogëlushit sirian i cili vdiq në det (Foto/Video)
Abdullah Kurdi dhe motra e tij Tima, përpara anijes tanimë së cilës i është vënë emri Alan Kurdi në Palma de Mallorca

Një anije e shpëtimit që operon në Mesdhe ka marrë emrin e Alan Kurdit, pasi fëmija sirian i cili vdiq duke u përpjekur për të arritur në Evropë në vitin 2015.

Pamjet e trupit të trevjeçarit të shtrirë në një plazh turk shkaktuan zemërim të madh global.

Por, siç shkruan AlJazeera, përcjell Telegrafi, kjo ishte tre vjet më parë dhe “zemrat evropiane – dhe portet – që nga ajo kohë janë mbyllur për të dyja, refugjatët dhe anijet e shpëtimit”.


Ceremonia e emërimit të anijes ka ndodhur në ishullin spanjoll të Majorkës.

Alan u mbyt në shtator të vitit 2015 së bashku me vëllanë e tij Ghalib, nënën Rehanna, dhe tetë njerëz të tjerë që po përpiqeshin të arrijnë në Evropë duke kaluar Egjeun.

Tezja e Alan, Tima Kurdi, kishte paguar për kalimin e tyre në Evropë. Ajo shpresonte ta çonte familjen në Kanada.

Një xhandar turk e merr trupin e refugjatit sirian Alan Kurdi nga një plazh në Turqi.

Ndërsa, sipas mediave, përcjell Telegrafi, Abdullah Kurdi, babai i djemve, mori pjesë në ceremoninë e së dielës së bashku me Tima Kurdin. Ai tha para ceremonisë se ishte i lumtur që anija do të emërohej për djalin e tij të vdekur.

Rreth dy milionë refugjatë nga Siria dhe vende të tjera në Afrikë dhe Lindjen e Mesme kanë kaluar në Evropë nga deti që nga viti 2015.

Abdullah Kurdi dhe motra e tij Tima, përpara anijes tanimë së cilës i është vënë emri Alan Kurdi në Palma de Mallorca

Ndërsa siç thuhet tutje, më shumë se 17,000 azilkërkues kanë vdekur ose janë zhdukur duke u përpjekur të arrijnë në Evropë që nga viti 2014, sipas UNHCR-së. Më shumë se 200 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur deri më tani në vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Amerika

"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Amerika
Kalo në kategori