LAJMI I FUNDIT:

Historitë e “Luginës së Vdekjes”, aty ku “dëshmitarët janë sëmurë papritur, madje edhe kanë gjetur vdekjen”

Historitë e “Luginës së Vdekjes”, aty ku “dëshmitarët janë sëmurë papritur, madje edhe kanë gjetur vdekjen”

Të ndërthurura me legjendat dhe folklorin, dhe që datojnë prej disa shekujsh, janë dëshmitë e shumta që vijnë nga e ashtuquajtura “Lugina e Vdekjes” në Siberi, që shtrihet përgjatë lumit Viljuj i Epërm.

Ata që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve të pazakonta në këtë rajon, thuhet se janë sëmurur papritur dhe ndonjëherë edhe kanë gjetur vdekjen.

Në vitin 2013, Mikail Vishok udhëhoqi një ekip kërkimor në zemër të Luginës së Vdekjes, duke hetuar ekzistencën e dukshme të “kazanëve”, që thuhej se janë mbetjet e teknologjisë aliene.


Ata u detyruan të braktisin projektin, për shkak të fillimit të papritur të sëmundjes, me simptoma të ngjashme me helmimin nga rrezatimi.

Sipas legjendave, i gjithë rajoni ka qenë një fushëbetejë e madhe në antikitet, kur “topa të zjarrtë” do të hidheshin në tokë nga anije të mëdha aliene.

Këto topa të zjarrtë, vinin nga “kazanët” që do të ngriheshin nga brenda Tokës. Përshkrimi i tyre tingëllon i ngjashëm me armët kundër-ajrore.

Gjatë kësaj beteje, një shpërthim “më i zhurmshëm se kurrë më parë” do ta shkatërronte tërësisht rajonin dhe gjithë jetën në të.

Përshkrimet janë të ngjashme me ato të një shpërthimi bërthamor, i cili rastësisht, mund të shpjegojë arsyen pse çdo njeri që viziton Luginën e Vdekjes, sëmuret brenda pak kohësh. /bota.al/