Ndërrimi i emrave të shkollave në Tetovë vazhdon të mbetet peng i mos-marrëveshjeve politike në këshillin komunal. Drejtorët e shkollave këmbëngulin se shumë herë kanë parashtruar kërkesë në Komunë dhe Në ministrinë e Arsimit, por pa epilog. Për këtë shkak shkollat e mesme dhe fillore në Tetovë, vazhdojnë të mbajnë emra të ish sistemit komunist.
“Që prej një kohe më të largët, në këshillin e arsimtarëve kemi pasur nisma prej profesorëve për ndryshim të emrit, nismë konkrete, madje edhe zyrtarisht kemi bë kërkesë deri në Ministrinë e Arsimit për ndryshim të emrit dhe nuk kemi hasur në mirëkuptim. nuk kemi pas përgjigje pozitive që të mund të merret vendim i tillë”, tha Bajram Shaini, drejtor i Gjimnazit “Kiril Pejçinoviç”.
“Këto gjëra janë biseduar dhe bisedohen në vazhdimësi pra kemi bisedime të atilla por me kohë do e tregojmë realitetin. Ka ide të shumta për emrin e shkollës. Shpresojmë shpejt do e realizojmë edhe kërkesën zyrtare”, pohoi Jehona Xheladini. drejtore SHM “Nikolla Shtejn”.
Edhe drejtuesit e shkollës së mesme bujqësore thotë se disa herë pa pasur nismë për ndërrimin e emrit, por asnjëherë një vendim konkret.
“Mirë është si fakt historik megjithatë nuk e paraqet realitetin e shkollës nëse shohim situatën me kuadrot që mësojnë këtu. Më mirë do ishte shkolla teknike se sa bujqësore”, theksoi Nebojsha Tërpkovski. drejtor i SHM “Mosha Pijade”.
Por edhe përkundër kërkesave dhe nismave të drejtorëve të shkollave, Komuna e Tetovës vlerëson se duhet pritur klimë më të mirë politike për të ndërruar emrat.
“Komuna e Tetovës ka në plan ndërrimin e emrave të shkollave, por për këtë, duhet pritur një klimë më e mirë politike dhe një kohezion më i madh mes këshilltarëve”, thonë nga komuna e Tetovës.
Derisa kjo çështje të zgjidhet nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës, dokumentet e tyre edhe më tej vazhdojnë t’i marrin me emrat Mosha Pijade, Kiril Pejçinoviç, Nikolla Shtejn, apo Gjoçe Stojçevski./alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian