LAJMI I FUNDIT:

Pas abuzimit me të miturën, Kuvendi komunal i Drenasit kërkon angazhim nga institucionet e drejtësisë

Pas abuzimit me të miturën, Kuvendi komunal i Drenasit kërkon angazhim nga institucionet e drejtësisë

Kuvendi Komunal i Drenasit të premten pasdite ka mbajtur mbledhje urgjente të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal ku është diskutuar rreth dyshimeve për ngacmim dhe abuzim seksual ndaj të miturës.

Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Gani Sylaj, drejtor të drejtorive komunale, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe udhëhoqi mbledhjen, asambleistë dhe mediat.

Në mbledhjen urgjente të Kuvendit, kryetari Lladrovci para asambleistëve ka sqaruar rastin dhe masat të cilat i ka marr Komuna lidhur me rastin e fundit.


 “Sikurse gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit dhe Kosovës, edhe mua me ka shqetësuar jashtë mase kjo ngjarje. Dua të ju informoj se komuna i ka marr të gjitha veprimet me kohë ndaj mësimdhënësit SH.XH, i cili dyshohet për keqpërdorim seksual ndaj të miturës. Me të marr lajmin në media se është arrestuar një hetues në Stacionin Policor në Drenas, dhe se ky rast lidhet me mësimdhënësin Sh.Xh, menjëherë duke respektuar legjislacionin në fuqi, DKA-ja e ka ripezulluar nga puna mësimdhënësin i cili tashmë është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës”, ka thënë nder të tjera kryetari Lladrovci.

Ndalohet një pjesëtar i FSK-së për keqpërdorim seksual të një 15-vjeçareje
Lexo po ashtu Ndalohet një pjesëtar i FSK-së për keqpërdorim seksual të një 15-vjeçareje

Pas përfundimit të mbledhjes urgjente, grupet e të gjitha partive politike të Kuvendit, PDK-së, NISMA, Vizioni për Drenasin, LVV-ja, AAK-ja, Iniciativa Qytetare për Drenasin, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

“Si përfaqësues të zgjedhur nga vota e lirë e qytetarëve të Komunës së Drenasit, nëpërmjet kësaj deklarate shprehim indinjatën e thellë ndaj këtij rasti të dyshuar për ngacmim dhe abuzim seksual të të miturës 16 vjeçare nga qyteti jonë. Kuvendi Komunal në Drenas, kërkon nga organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre me profesionalizëm të lartë dhe kryesitë e veprës të marrin dënimin e merituar.  Kuvendi Komunal në Drenas kërkon që të rritet përgjegjësia ne institucionet shkollore që të merren masa preventive për parandalimin dhe evitimin e rasteve të tilla që mos të ndodhin më. Duke shpresuar që rastet e tilla të mos përsëriten më, dënojmë ashpër edhe një herë rastin e ngacmimit dhe abuzimit më të miturën në komunën tonë”, thuhet në deklaratën e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Drenasit. ​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori