LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismajli: Ekziston marrëveshja, pacientët në hemodializë gjatë pushimeve në Shqipëri nuk duhet të paguajnë për shërbimet spitalore

Ministri Ismajli: Ekziston marrëveshja, pacientët në hemodializë gjatë pushimeve në Shqipëri nuk duhet të paguajnë për shërbimet spitalore

Disa pacientë që janë me hemodializë, e të cilët shkojnë në Shqipëri për pushime ankohen se në institucionet spitalore atje kanë paguar para për marrjen e medikamenteve.

Në lidhje me këtë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka thënë se ekziston një marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë për pacientët që duan të kryejnë shërbime spitalore për hemodializë mos ta paguajnë para.

“Realisht marrëveshja ekziston. Ne pacientët e tyre që marrin shërbimin e dializës në spitalet tona i kanë pa pagesë, duke u bazuar në memorandumin që kemi nënshkruar. Unë do marr informacion dhe do t’ju tregoj saktë”, ka thënë Ismajli.


Ministri po ashtu ka folur edhe rritjen e pagave për mjekët në Kosovë.

Ai tha se është një rrogë solide për kushtet e Kosovës, duke marr parasysh që nuk ka mundësi buxhetore më të mëdha.

“Natyrisht unë e di që mjekët bëjnë punë të madhe, mirëpo në këtë rast është hap historik për vet faktin që është afër dyfishimit të rrogës. Kështu që mendoj që tregon një vullnet tonin që t’i mbajmë mjekët në Kosovë e mos t’i lejojmë që të shkojnë në Gjermani apo diku tjetër”, theksoi ministri Ismajli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori