LAJMI I FUNDIT:

Anulohen intervistat në premierën e filmit të Neeson për shkak të komenteve raciste të aktorit

Anulohen intervistat në premierën e filmit të Neeson për shkak të komenteve raciste të aktorit
Liam Neeson ( Foto: Michael Loccisano/Getty Images for SeriousFun/Guliver)

Pas komenteve raciste të Liam Neeson, janë anuluar të gjitha intervistat që duhej t’i jepte në tepihun e kuq, para premierës së filmit “Cold Pursuit” në New York.

Organizatorët i kanë njoftuar gazetarët se nuk do të ketë intervista dhe parakalim të zakonshëm në tepihun e kuq disa orë para premierës së filmit, sepse e kanë konsideruar si lëvizje më të mirë për aktorin dhe filmin.


Kujtojmë që Neeson në një intervistë për The Independent, e kishte kujtuar një ngjarjen traumatike kur një shoqe e tij ishte përdhunuar para shumë vitesh.

Lajmet për Liam Neeson
Lexo po ashtu Lajmet për Liam Neeson

Mirëpo, fjalët që i ka përdorur janë konsideruar si raciste dhe opinioni publik e ka kritikuar në masë të madhe 66-vjeçarin.

“Dola lart e poshtë me një shufër hekuri, me shpresën se do të më afrohej dikush – e them i turpëruar – dhe e kam bërë këtë për ndoshta një javë, duke shpresuar se ndonjë bastard i zi do të dilte nga ndonjë lokal dhe do të më afrohej për diçka… Në mënyrë që… ta vrisja”, kishte treguar Neeson.

Liam Neeson (Foto: Jared Siskin/Getty Images for Netflix/Guliver)

Kritikat janë fokusuar te pjesa “bastard i zi”, ndërsa pos përdoruesve të zakonshëm të rrjeteve sociale, ai është kritikuar edhe nga personalitete të njohura.

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja Lily Allen, e cila e ka quajtur aktorin “racist të neveritshëm” dhe ia ka dedikuar këngën “F**k You”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori