LAJMI I FUNDIT:

Sony Xperia XZ4 pritet të ketë ekran gjigand dhe shumë të sofistikuar (Foto)

Sony Xperia XZ4 pritet të ketë ekran gjigand dhe shumë të sofistikuar (Foto)

Ekran gjigand dhe shumë më të sofistikuar, që nuk është parë me herët te ndonjë telefon i zgjuar

Kur u lansuan Xperia XZ2 dhe Xperia XZ3, befasuan me linjat e reja dhe shumë më të këndshme, me të cilat Soni njëherë e mirë i la prapa format e vjetra dhe monotone të telefonave, transmeton Telegrafi.


Dallim nuk pritet të bëjë as modeli i ri, që sipas të gjitha gjasave do të emërohet Xperia XZ4, me dukje edhe më moderne dhe sistem praktik të punës.

Megjithëse nuk ka shumë kohë që kur është lansuar Xperia, në kohën e ndryshimeve të mëdha digjitale, pritet që Soni të vazhdojë tutje me përditësime.

Xperia XZ4 pritet ta ketë raportin e ekranit 21:9, që nënkupton se është shumë më i gjatë dhe më i hollë se modelet e mëparshme.

Sipas një aplikacioni të rrjedhur nga Sony, thuhet se ky ekran do të quhet CinemaWide. Të dhënat tregojnë se ekrani OLED me raportin 21:9 do t’i ketë 6.5 inç, me rezolucion QHD+ 3360 x 1440.

Këto premisa, do e bënin Sony Xperia XZ4, të përkryer për të shikuar filma apo materiale tjera në ambiente të jashtme dhe udhëtim. /Telegrafi/