LAJMI I FUNDIT:

Pulëbardha fluturon çdo ditë për të vizituar burrin e moshuar, i cili ia shpëtoi jetën asaj (Foto)

Pulëbardha fluturon çdo ditë për të vizituar burrin e moshuar, i cili ia shpëtoi jetën asaj (Foto)

Një burrë i moshuar ka zhvilluar një miqësi interesante rreth 12-vjeçare me një pulëbardhë pasi ia shpëtoi jetën asaj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për John Summer, i cili ka një lidhje të veçantë me shokun e tij Chirpy – ata kalojnë kohë së bashku çdo ditë, duke luajtur së bashku në plazh.


Kjo pasi që, Chirpy, i cili është rreth 20 vjeç, nuk dëshiron të afrohet me askënd tjetër, por do të fluturojë drejt John, sapo të mbërrijë në një plazh pranë Yelland, Devon – Angli.

Kjo miqësi kishte lindur pasi John gjeti Chirpyn me një këmbë të thyer dhe e ushqeu atë, derisa u shëndosh përsëri.

Gjoni beson se Chirpy mund të jetë sa 20 vjeç – mosha maksimale e regjistruar për një pulëbardhë është 32 vjet. /Telegrafi/