LAJMI I FUNDIT:

Industria, ndotësi më i madh i ajrit në Maqedoni

Industria, ndotësi më i madh i ajrit në Maqedoni

Industria është ndotësi më i madh në Maqedoni, thuhet në raportin e përbashkët të cilësisë së ajrit të EUROSAI – Organizata Evropiane për Institucionet e Larta të Auditimit.

Sipas raportit, pas industrisë ndotësit më të lartë janë mjetet për ngrohje të amvisërive dhe firmave më të vogl, ndërsa makinat janë vlerësuar si ndotës mesatar, kurse mbeturinat, bujqësia dhe faktorët tjerë janë vlerësuar si ndotës më të vogël, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Raporti i këtij trupi ndërkombëtar, i përbërë nga 15 institucione të larta të auditimit në Evropë, së bashku me Gjykatën Evropiane të Auditimeve, ka të bëjë me cilësinë e ajrit në Shqipëri, Bullgari, Estoni, Gjeorgji, Hungari, Izrael, Kosovë, Moldavi, Poloni, Rumani, Sllovaki, Spanjë, Zvicër, Maqedoni dhe Holandë.

Në raport thuhet se sistemi për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Maqedoni nuk është mirë i organizuar dhe i koordinuar.

Në raport gjithashtu thuhet se inspektimet për ambient të pastër zbatohen pa asnjë koordinim në nivelin qendror dhe lokal.

Mes rekomandimeve për autoritetet e Maqedonisë janë që të sigurohet buxhet për punën dhe mirëmbajtjen e gjitha stacioneve matëse për cilësinë e ajrit dhe të parashihet buxhet në dokumentet planore, por edhe të krijohet sistem i centralizuar për mbledhjen automatike të mbeturinave, si dhe matjen në kohë reale dhe njoftime për cilësinë e ajrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori