LAJMI I FUNDIT:

Françesku, papa i parë në Gadishullin Arabik

Françesku, papa i parë në Gadishullin Arabik

Papa Françesku nis sot udhëtimin e tij treditor në Emiratet e Bashkuara Arabe, i 27-i i Tij, që e çon në 41 numrin e vendeve të vizituara nga kreu i Selisë së Shenjtë.

Në Abu Dabi, kryeqytet i vendit, ku do të qëndrojë deri të martën, Françesku, papa i parë në Gadishullin Arabik, do të marrë pjesë nesër në takimin ndërfetar mbi Vëllazërinë Njerëzore, së bashku me 700 liderë të besimeve të ndryshme fetare, në krah të imamit të madh të Al-Azharit, Ahmad Al-Tayyeb.

Të martën ai do të takojë komunitetin katolik lokal, i përbërë sidomos nga punëtorë imigrantë nga Filipinet dhe India, në një meshë e konsideruar e para e të tilla përmasave në të gjithë Gadishullin Arabik.


Sot, papa do të niset nga Roma në orën 13:00 dhe pritet të mbërrijë në Abu Dabi në orën lokale 22:00.

Ai do të pritet nga princi trashëgimtar, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan.