LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj dy personave për tentim për migrantë

Aktakuzë ndaj dy personave për tentim për migrantë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve E.S. dhe A.B., për shkak të veprës penale ‘’Kontrabandim me migrantë’’.

Sipas aktakuzës, më 21 dhjetor të vitit që lamë pas, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, të pandehurit E.S. dhe A.B., në bashkëveprim, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë financiar, kanë tentuar të kryejnë kontrabandim me migrantë, në atë mënyrë që paraprakisht i pandehuri A.B., kishte kontaktuar me të dëmtuarit L.T. dhe T.TH., për dërgimin e tyre në shtetet perëndimore, përkatësisht në shtetin e Zvicrës.


Për këto shërbime, i dëmtuari T.TH. duhej të paguante shumën prej 3,500 euro, ndërsa i dëmtuari L.M., të paguante shumën prej 4.000 euro, pasi që të arrinin në shtetin e Zvicrës.

I pandehuri A.B., në datën e lartshënuar, i kishte sjellë të dëmtuarit deri tek restorant ‘’Victoria’’, afër vendit të quajtur ‘’Crep’’, në Kamenicë, ku pastaj nga aty për në Serbi, i kishte shoqëruar i pandehuri tjetër E.S., por që në pikën kufitare Kosovë – Serbi janë hetuar nga policia e Kosovës dhe janë kthyer në Kosovë.

Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën e lartshënuar penale, e cila ka ngelur në tentativë.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për këtë vepër penale dhe t’iu shqiptojë sanksion penal me të cilin do të arrihej qëllimi i dënim.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet grupi

Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani

Lajme
Rasti

Rasti "Albkings", krijuesi i grupit dhe një femër në mesin e shtatë të arrestuarve

Lajme
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Drejtësi
Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Shëndetësi
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori