LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Qeveria do ta ketë prioritet përfundimin e projektit për kompleksin në Prekaz

Limaj: Qeveria do ta ketë prioritet përfundimin e projektit për kompleksin në Prekaz

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka mbajtur sot takimin e parë me Këshillin Ndërministror për Kompleksin Memorial të Prekazit, gjatë së cilit Limaj ka thënë se qeveria do ta ketë prioritet përfundimin e projektit për këtë kompleks.

Kompleksin Memorial të Prekazit, Limaj e ka quajtur vend të shenjtë për të gjithë shqiptarët.

“Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne se sa Kompleksi memorial, është shenjë e lirisë, krenarisë, dhimbjes, e gjithë asaj që ka përjetuar Kosova. Thjesht, Prekazi është historia jonë”, ka thënë Limaj.


Kurse Bekim Jashari ka thënë se kompleksi nuk po rregullohet vetëm pse është ai kryetar, por, sipas tij ka pasur investime edhe më herët. Ai tha se nuk ka çka të shtojë më shumë përveç se të urojë.

Limaj ka folur edhe për taksën, ku tha se me heqjen e taksës do të vijë edhe njohja e Kosovës nga Serbia.

Po ashtu, tha se janë duke bërë përpjekje që të rregullojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

I pyetur se a e rrezikon Kosova veriun në këmbim të njohjes nga Serbia, Limaj ka mohuar një gjë të tillë.

“Në tavolinën e Brukselit shkojmë për ta fuqizuar vendin tonë. Mos e hiqni prej mendjes këtë”, ka thënë Limaj.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori