LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi javor: Yjet këtë javë dikujt do t’i ndihmojnë, të tjerëve do t’i sjellin telashe

Horoskopi javor: Yjet këtë javë dikujt do t’i ndihmojnë, të tjerëve do t’i sjellin telashe

Çfarë do t’ju sjellin ditët e ardhshme, së paku kur është fjala për yjet, në planin e dashurisë, punës dhe shëndetit, mësoni në tekstin i cili është para jush

DASHI (21.03 – 20.04)


Puna: Gjatë kësaj jave me elan të madh dhe në mënyrë më diskrete nisuni në aksion me qëllimin që t’i zgjidhni problemet kryesore në planin afarist që po ju mundojnë.

Mos i besoni askujt, por mbështetuni vetëm në aftësitë tuaja.

Shëndeti: Probleme me shtypjen e gjakut.

Dashuria: Nëse dëshironi të krijoni lidhje emocionale me një person më të vjetër se ju, bëhuni shumë i kujdesshëm. Sado që ai person po ju pëlqen aq shumë, është me rëndësi se si do të paraqiteni që nga fillimi i lidhjes.

Nëse do të përpiqeni të mbizotëroni partnerin, lidhja do të jetë shumë e shkurtër, ndërsa ju do të ndaheni të zhgënjyer, transmeton Telegrafi.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: Nuk është koha për të bërë shpenzime të mëdha, investime dhe blerje, pos atyre që janë të domosdoshme, nëse dëshironi që të funksiononi normalisht. Huat dhe kreditë gjithashtu nuk ju rekomandohen.

Me kujdes më të madh përdorni paratë të cilat i keni, sepse çdo veprim i papërgjegjshëm do t’ju shkaktojë probleme.

Shëndeti: Pa ndonjë vështirësi të madhe.

Dashuria: Keni nevojë për sjellje të mençur dhe për durim, nëse jeni të martuar, sepse martesa juaj po kalon nëpër një krizë.

Në pjesën e dytë të javës në jetën tuaj do të paraqitet një person i suksesshëm , por me siguri që do të jetë i zënë.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Jepni vetes më shumë liri dhe më shumë energji kushtoni karrierës. Kështu në pjesën më të madhe do të liroheni nga presionet të cilat po i ndieni, ndërkaq në punë do të ta gjeni veten.

Nëse veproni kështu, do të keni mundësi edhe të arrini suksesin të cilën as që e keni pritur.

Shëndeti: Është javë e shkëlqyeshme të filloni të mbani dietë.

Dashuria: Kjo javë do t’ju sjellë ndjenja të bukura dhe mbrëmje romantike. Në fillim të javës do të mund të nisni një romancë me një person të talentuar dhe shumë të arsimuar.

Njohja mund të ndodhë në orët e mbrëmjes. Rrjedha e mëtutjeshme varet nga ju.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Nëse dikush nga bashkëpunëtorët ju kërkon para hua, kini kujdes, sepse vështirë se do të mund ta takoni atë person. Ndërkaq ju keni mundësi që të merrni hua apo kredi.

Shfrytëzoni këto mundësi që të përfundoni projektin që e keni filluar.

Shëndeti: Probleme me lukthin.

Dashuria: Nëse prisni t’ju kthehet personi i dashur nga bota e jashtme, do të zhgënjeheni. Për shkaqe të ndryshme kthimin e ka shtyrë. Pranojeni këtë gjë si të domosdoshme, pa u hidhëruar.

Së shpejti do të krijoni lidhje të re. Ata të cilët janë të lirë kanë shanse për të filluar romancë të re nga mesi i javës.

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Idetë të cilat i keni pasur në mendje gjatë muajit të kaluar, tani është koha t’i zbatoni .

Është periudhë e mirë për çfarëdo fillimi, qoftë punë të re, apo kalim në një punë më të mirë.

Shëndeti: Jeni tepër të lodhur.

Dashuria: Dikush nga rrethi juaj po përpiqet tashmë një kohë të gjatë që t’ju njohë me një person për të cilin mendohet se është i krijuar vetëm për ju. Sado që në fillim do ta kundërshtoni, në fund megjithatë do ta pranoni.

Refuzimi juaj ndikon në mënyrë stimuluese tek ana e kundërt, andaj as që po i shkon mendja që të heqë dorë nga ju.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Puna: Kjo periudhë është e përshtatshme për punë.

Merruni me obligimet tuaja dhe mos u kushtoni shumë kujdes gjërave që ndodhin përreth jush, sepse do t’ju shkaktojnë shqetësime.

Shëndeti: Ka mundësi të keni probleme me kurrizin, mos ngrini pesha të rënda.

Dashuria: Nëse gjatë një udhëtimi njihni një person interesant, i cili që na fillimi me ngulm e potencon veten, më mirë është që të largoheni sa më parë nga ai.

Diçka posaçërisht të bukur mund ta përjetoni me personin e lindur në shenjën e zjarrtë. Mos filloni grindje pa ndonjë arsye me partnerin.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Nëse nuk ju ecin mirë punë, bëni një pauzë të vogël, dhe pastaj filloni të punoni. Do të keni më shumë sukses.

Nëse i kapërceni pengesat e cekura, do t’i përfundoni obligimet me kohë.

Shëndeti: Po ndiheni shkëlqyeshëm.

Dashuria: Edhe pse e kaluara akoma po ju mundon, akoma keni rastin të ndërmerrni diçka. Mençuria është ajo që ju ndihmon.

Ndryshoni mënyrën e deritashme me të cilën jeni përpjekur të kontaktoni me dashurinë apo simpatinë e vjetër, do të keni sukses. Miqtë janë ata të cilët do të mund t’ju ndihmojnë.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Puna: Në planin afarist do të keni sukses. Nuk do të keni probleme materiale.

Paratë do t’ju arrijnë, por jo edhe aq sa keni pritur.

Shëndeti: Keni shëndet të mirë. Problemet e mundshme mund të jenë nga mënyra e jetesës.

Dashuria: Nëse ndokush nga miqtë tuaj ju njofton me ndonjë person interesant, jini të sigurt se në horizont do të jetë një fillimi i ri në planin e dashurisë. Fillimi i lidhjes me personin nga shenja e zjarrtë – do të ishte më se i qëlluar.

Nëse jeni në lidhje apo të martuar, mos u besoni të gjitha atyre që jua thotë partneri.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Kjo javë do të jetë tepër e suksesshme për mësimdhënësit, udhëtarët dhe profesorët.

Kur t’ju realizohen planet, prisni suksese dhe të mira materiale. Kërkoni punë më të mirë.

Shëndeti: Keni shëndet të dobësuar. Krijoni pak më shumë rregull.

Dashuria: Nëse në ndonjë udhëtim, apo nëpërmjet çfarëdo forme qoftë ë komunikimit apo të lëvizjeve keni njohur një person, do të jetë një lidhje e re në të cilën do të përjetoni çaste të lumtura dhe shumë të këndshme. Do të jetë një dashuri nga shikimi i parë, mirëpo përjetimet e bukura do të jenë të dyanshme.

Në lidhje dashurie mos hyni me sekrete, mos u prezantoni ashtu siç nuk jeni, sepse shpejt do ta zhgënjeni partnerin.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Jeni në një periudhë shumë serioze sa i përket karrierës suaj. Me siguri se shumëçka nuk po shkon sipas dëshirës suaj dhe që në njëfarë kuptimi çdo gjë ju ka ardhur te hunda.

Përjetimet tuaja të brendshme mbajini vetëm për vete dhe me besnikëri përkushtojuni obligimeve tuaja. Vetëm kështu mund të jeni i mbrojtur.

Shëndeti: Po gëzoni shëndet të mirë.

Dashuria: Nëse jenë në lidhje të gjatë dashurie, kjo është periudhë e volitshme për jetën tuaj emocionale. Do të krijoni kënaqësi më shumë seç keni pritur.

Nëse keni prirje të shfaqni xhelozi, marrëdhënien tuaj do ta çoni në një krizë të madhe.

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Me çështjet financiare duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Sado që të keni para, në këtë periudhë nuk ju rekomandohet të merrni hua nga askush.

Nga fundi i javës mund të prisni t’ju arrijnë para, por jo të mjaftueshme.

Shëndeti: Probleme të vogla por të parëndësishme. Po gëzoni shëndet plotësisht solid.

Dashuria: Kjo javë do të jetë e sekreteve dashurore. Ata që tashmë janë më të qëndrueshëm do të përjetojnë më shumë butësi dhe më shumë kënaqësi.

Nëse simpatia juaj nuk është i martuar, atëherë fjala është për personin publik.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Kjo javë do t’ju sjellë disa ndryshime pozitive sa u përket obligimeve të punës dhe të jetës. Keni nevojë të tregoni se sa vleni në punë, është koha më e mirë për një veprim të këtillë.

Shëndeti: Duhet të pini më shumë lëngje.

Dashuria: Për fillim të ri në planin emocional më të përshtatshëm janë personat e shenjave të tokës – Demi, Virgjëresha apo Bricjapi.

Mrekullisht, do të jeni tepër të durueshëm derisa të gjeni dikë i cili do të jetë stabil dhe besnik. Akoma po mendoni për mundësitë e përtëritjes së lidhjes së vjetër. /Telegrafi/