LAJMI I FUNDIT:

Shkrihen akujt, dalin toka të reja – nuk dukeshin prej 40 mijë vjetësh (Video)

Shkrihen akujt, dalin toka të reja – nuk dukeshin prej 40 mijë vjetësh (Video)

Akullnajat në arktikun kanadez kanë shkrirë aq shumë akuj sa që janë zbuluar toka që kanë qëndruar të fshehura për të paktën 40 mijë vitet e fundit – thonë kërkuesit.

Por nuk mbaron me kaq; Arktiku, mund të jetë duke përjetuar shekullin më të ngrohtë në histori, të paktën në 115 mijë vitet e fundit, thuhet në studimin e publikuar këtë muaj në revistën “Nature Communications”.


Nuk është thjeshtë një koincidencë – thotë kërkuesi i universitetit të Kolorados, Simon Pendelton, autor kryesor I studimit. “Këto panorama antike, po zbulohen në një rajon të gjerë gjeografik në ishullin Baffin”. Për këtë studim, shkencëtarët kanë marrë 48 myshqe dhe likene, që janë gjetur në vendet ku kanë mbetur të ngrira nga akulli që po zgjerohej mijëra vite më parë.

Kërkuesit zbuluan se pjesa më e madhe e tyre kanë qëndruar nën akull për të paktën 40 mijë vjet. Bimët u gjetën në dhe përreth ishullit Peni Ajs Kap, në lartësi të ndryshme. Panorama e ekspozuar së fundmi, kryesisht në mes të fjordeve, dominohet nga shkëmbinj dhe vegjetacion tundra.

Edhe pse janë të lashta, bimët e mbledhura janë të të njëjtit lloj me ato që jetojnë ende sot dhe rriten në zonë. Zbulimet mbi moshën e bimëve, kombinuar me të dhënat e temperaturave, sugjerojnë se ky është shekulli më i nxehtë në rajon në rreth 115 mijë vjet – thonë shkencëtarët dhe sipas tyre, këto trende do të vazhdojnë deri sa akulli të zhduket në zonë. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori