LAJMI I FUNDIT:

Paqja Studentore: Greva po u shkakton dëm studentëve

Paqja Studentore: Greva po u shkakton dëm studentëve

Organizata Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP), është kundër çdo dëmtimi që i bëhet studentit, prandaj vlerëson se greva po u shkakton probleme për shkak të mos mbajtjes së provimeve, të cilat janë mënyra kryesore për vlerësimin e tyre.

Kjo organizatë, përmes një kumtese, thotë se, mosmbajtja e provimeve po shkakton një kaos në universitet.

“Mosfunksionimi i administratës së fakulteteve po u pamundëson studentëve që të kryejnë punët administrative, përfshirë këtu pamundësinë e nxjerrjes së dokumenteve për aplikim për bursë komunale”, thuhet në kumtesë, përcjell Telegrafi.

Paqja Studentore është kundër çdo pengese që i bëhet studentëve, duke iu pamundësuar diplomimin në afat dhe humbjen e mundësisë për aplikim për vazhdimin e studimeve jashtë vendit.

“Si pasojë e grevës studentët nuk mund të kenë qasje në bibliotekat e fakulteteve të tyre, të cilat janë ndërtuar për shfrytëzim nga ana e studentëve”.

“Gjithashtu, PS-UP është kundër mbylljes së programeve studimore të universiteteve publike në Kosovë, për shkak se mbyllja e programeve ua pamundëson studentëve të studiojnë ato fusha.

Paqja Studentore bën thirrje që të zgjidhen të gjitha çështjet që pengojnë mbajtjen e provimeve dhe zhvillimin e arsimit të lartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori