Njohësit e çështjeve politike thonë se mospërputhja mes letrës së Kadri Veselit e Ramush Haradinajt, mund të llogaritet edhe si çarja kryesore brenda koalicionit qeverisës.
Kjo sipas tyre mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja.
Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija, thotë se kërkesat e ndryshme të dy partnerëve të koalicionit, Haradinajt e Veselit për faktorin ndërkombëtar, për të zgjidhur cështjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë, dëshmon për problemet brenda këtij koalicioni.
Sipas Alijajt, qëndrimet e tilla tradicionalisht e kanë dërguar vendin në zgjedhje.
“Është prej rasteve të rralla prej se është marrë mandati nga kjo Qeveri është folur për zgjedhje të reja ose rënie të Qeverisë. Jemi të vetëdijshëm që sa herë kemi parë rënie të koalicioneve qeverisëse kanë filluar në mënyrë të tillë. Ka mospajtime brenda koalicionit qeverisës. Gjasat janë shumë të mëdha për rënie të Qeverisë, që do të thotë zgjedhje të reja”, deklaroi Rasim Alija për RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.
Edhe Taulant Kryeziu nga Instituti EPIK, thotë se letra e Haradinajt e Veselit janë në mospërputhje mes vete dhe sipas tij, ky fakt mund ta cojë vendin në zgjedhje.
“Është e vërtet që ka një diskrepancë mes dy subjekteve të koalicionit qeverisës. Kryeministri Haradinaj rikonfirmoi sot se taksa do të vazhdojë të qëndrojë dhe ai ka vendosur disa kushte, që do t’i paraprijnë një konference ndërkombëtare. Garanca kryesore ka të bëj me territorin, që sipas tij nuk duhet të jetë objekt diskutimi. Ndërsa në anët tjetër partneri i koalicioni Kadri Veseli ka propozuar pezullimin e taksën në afat prej 120 ditë”, deklaroi Kryeziu .
Kryeministri në letrën e tij, kushtëzon heqjen e takses me organizmin e një konference ndërkombëtare në të cilën do të garantohej njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.
Ndërkaq në letrën e kryeparlamentarit Kadri Veseli, thuhet se taksa duhet të pezullohet për 120 ditë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025