LAJMI I FUNDIT:

Si u gjet e vrarë Donjeta Pajazitaj, provat e ekspertit mjeko-ligjor!

Si u gjet e vrarë Donjeta Pajazitaj, provat e ekspertit mjeko-ligjor!

Në gjykimin ndaj Naser Pajazitaj i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij Donjeta Pajazitaj, sot para Gjykatës së Pejës dëshmoi mjeku Naim Ukaj dhe dëshmitari Idriz Gashi.

Mjeku Naim Ukaj tregoi për gjendjen në të cilën ishte trupi i viktimës, Donjeta Pajazitaj.


“Autopsia e tani të ndjerës Donjeta Pajazitaj, pjesa kockore e kokës ka qenë e ndarë, kanë munguar organet e gjoksit do të thotë pjesa kockore e gjoksit ka munguar, janë konstatuar edhe gjurmë të kafshimeve nga shpezët e ndryshme të cilat na kanë vështirësuar gjetjen e provave ligjore me të cilat do të konstatoheshin detajet më të imëta”, deklaroi mjeku Naim Ukaj.

“Vdekja ka ardhur si rrjedhojë e fashitjes së trurit, i dy plagëve në kokë tejshkuese të shkaktuara nga arma e zjarrit”, tha mjeku Ukaj.

Ai tha se kanë kaluar deri në 30 ditë derisa trupi ka ardhur në autopsi.

Në pyetjen e kryetarit të trupit gjykues Kreshnik Radoniqi, për mjekun mjeko-ligjor, se a është konstatuar ndonjë dhunë në trupin e të ndjerës?

Mjeku Naim Ukaj tha: “Mungesa e indeve tw buta na ka pamundësuar nëse ka pasur dhunë seksuale ose fizike, por nuk mund të përjashtohet një mundësi e tillë”.

Pastaj, gjykata shfaqi pamje nga trupi i viktimës.

Duke përshkruar fotografitë, mjeku Ukaj tha se pozita e qitësit kishte qenë lartë pozitës së viktimës, do të thotë pozita e viktimës ka qenë poshtë.

“Distanca e qitjes, forma e plagës hyrëse dhe dëmtimet në pjesën kockore të kafkës na japin fakte të besojmë se distanca e qitjes ka qenë më afër se një metër”, tha ai.

“Pozita e viktimës në momentin e goditjes ka qenë në gjunjë”, deklaroj mjeku-ligjor.

“Të gjitha provat në vendin e ngjarjes e duke përfshirë edhe pozitën e tani të ndjerës, kuptojmë që ka qenë pozitë e detyruar, mirëpo faktet se është ushtruar dhunë seksuale na kanë munguar”, u përgjigj mjeku Naim Ukaj.

Ndërsa nëna e viktimës Lumnije Pajazitaj, pyeti mjekun se si është e mundshme të gjeni shenjat e shpezëve, ndërsa shenjat tjera jo?

Në përgjigjen e tij Ukaj tha se: “Ne vetëm për ato që i shohim dhe kemi prova mund të deklarohemi”.

Naser Pajazitaj, po rigjykohet si i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij Donjeta Pajazitaj, akuza këto për të cilat pas dy vitesh gjykim, Gjykata Themelore në Pejë në mungesë të provave e kishte liruar Naser Pajazitajn.

Tutje, dëshmia tjetër e rrëfyer para trupit gjykues ishte ajo e Idriz Gashit.

Ai tha se në një aheng familjar tek familja e Mahmutdemaj, kishte gjuajtur Naser Pajazitaj.

Prokurorja Valbona Dishaj-Haxhosaj, pyeti se si ka qenë arma dhe a ka gjuajtur dikush tjetër me armë.

“Sa më kujtohet arma ka qenë e mesme dhe vetëm ai ka gjuajtur me armë”, tha dëshmitari Idriz Gashi.

Ndërkaq trupi gjykues për seancën e radhës refuzoi propozimin e vëllait të Donjetës, Shkëlqim Pajazitaj, për dëgjimin e dëshmitarit Haki Ukaj, sepse i njëjti ka të drejtën e mosinkriminimit të vetvetes, sepse i njëjti ka kërcënuar personin i cili ka lexuar fjalimin në varrimin e Donjeta e Pajazitaj.

Datat gjykimit për rastin e Donjeta Pajazitaj, u caktuan më 18, 25 dhe 26 Mars, në të cilat seanca do të procedohen provat materiale, dëgjimi i dëshmitares Arjeta Ukaj, më pas me mbrojtjen e të pandehurit Naser Pajazitaj dhe në fund me fjalën përfundimtare.

Prokuroria pretendon se derisa Donjeta Pajazitaj ishte duke shkuar në punë, Naser Pajazitaj kishte ndaluar me makinë dhe e kishte marrë me vete dhe pasi kishin arritur te “Kroni i Lajthisë”, me dy të shtëna në kokë e kishte privuar nga jeta viktimën dhe me qëllim që të humbte gjurmët e kishte mbuluar me disa drunj, për t`u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Ky rast është gjykuar njëherë dhe pas dy vitesh gjykim, Gjykata e Pejës në mungesë të provave e kishte liruar Naser Pajazitajn, mirëpo Gjykata e Apelit kishte vendosur që çështjen ta kthejë në gjykim.

Për këtë vrasje Naser Pajazitaj ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues, duke u betuar se nuk ka të bëjë me vrasjen e kushërirës së tij.

Gjykimin e sotëm e udhëhoqi kryetari i trupit gjykues Kreshnik Radoniqi, bashkë me anëtarët Sali Berisha dhe Lumturije Muhaxhiri. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori