LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që mund të presim nga transformimi digjital në vitin 2019

Gjithçka që mund të presim nga transformimi digjital në vitin 2019

Bota vazhdimisht po avancon në procesin e transformimit digjital.

Të qenurit inovativ dhe vendimtar, në formë të vazhdueshme duke kërkur ndryshimin, do të jetë trajtë bazike për secilën organizatë që planifikon të qëndrojë konkurruese dhe të përmbushë pritjet e botës tonë, teknologjia e të cilës po zhvillohet në hapa të shpejtë.

Anketa e DXC Digital Enterprise shkruar nga The Economist Intelligence Unit (EIU) dhe sponsoruar nga DXC e Leading Edge Forum sugjeron se dotë jetë një vit “i vendimmarrjeve dhe ndryshimit qenësor”.


EIU ka zbuluar se shumica e bizneseve (mbi 80%) do të tentojnë të rrisin investimet e tyre në teknologjinë digjitale. Kjo nuk është ndonjë çmenduri, pasi që statistikat tregojnë se në 70% e respondentëve kanë konfirmuar se profitabiliteti i kompanisë së tyre është rritur falë strategjisë së tyre digjitale.

Gjithçka që duhet të dini rreth WebIT
Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini rreth WebIT

Investimet në sistemet “cloud”, telefonët e mençur dhe aplikacionet tashmë po konsiderohen si pjeë e biznesit boder, kështu që eksplorimi i teknologjive të reja si inteligjenca artificiale, mësimi i makinerive, kompjuterë pa serverë e të tjera, mund të krijojnë përparësi konkurruese.

Kështu, 70% e respondentëve kanë thënë se infrastruktura moderne teknologjike e pozicionon organizatën e tyre në krijim të vlerave të shtuara të aksioneve.

“Inovacioni është absolutisht i nevojshëm, jo vetëm që të bëhet biznes tani, por që të bëhet biznes edhe në të ardhmen”, u shpreh Mikael Conny Svensson, zëvëndëspresident i Mastercard Europe, i cili ndau vizionin e kompanisë për vitet 2030-2050.

Duke bashkuar të dhënat dhe analizën, një organizatë shton në formë të besueshme vlerë në strategjinë e saj dhe implementimit të mëtutjeshëm, por, shpejtësia e përshtatjes është ende vështirë e perceptueshme.

Më pak se 30% e organizatave shohin njësitë e bizneseve të tyre si të qasshme në formë digjitale. Kështu, fundamentale për sukses në transformimin teknologjik është kultura adekuate e transformimit.

Rreth 40% e respondentëve thonë se procesi duhet të përkrahet nga iniciativat e mëdha të lidhura me ndryshimin në orgnizata si rekrutimi i ri, programet trajnuese, aktivizimi i task forcave digjitale ashtu sikurse mirëkuptimi i fortë i kreut të organizatës.

“Inovacioni është kulturë dhe jo departament”, thotë Igor Beuker, folës profesional, sipërmarrës serik i cili ndau mendimin e tij në 10 vjetorin e WebIt.

Zhvillimi dhe shkuarja para në digjitalizimin e biznesit është dëshmuar si benefit strategjik për secilën organizatë.

Kështu, nëse ka për ndonjë aryse dyshime për vlerën e digjitalizimit të kompanisë ose industrisë, atëherë një vizitë në Sofie, kryeqytetin digjital, do të ju ofrojë pikëpamjet e njerëzve që implementojnë këtë transformim botërisht. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

Teknologji
'Instagram Stories' integrohet në WhatsApp

'Instagram Stories' integrohet në WhatsApp

Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Teknologji
Brukseli do të vëzhgojë nëse Musk shkel ligjin e BE-së në transmetim të drejtpërdrejtë me lideren gjermane të së djathtës ekstreme

Brukseli do të vëzhgojë nëse Musk shkel ligjin e BE-së në transmetim të drejtpërdrejtë me lideren gjermane të së djathtës ekstreme

Teknologji
Xiaomi paraqiti kërkesën për një tjetër telefon të palosshëm

Xiaomi paraqiti kërkesën për një tjetër telefon të palosshëm

Teknologji
Kalo në kategori