LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se morën para duke premtuar viza të punës, arrestohen tre persona për mashtrim

Dyshohet se morën para duke premtuar viza të punës, arrestohen tre persona për mashtrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka bërë të ditur se në vazhdën e pandërprerë të punës intensive të strukturave policore të drejtorisë rajonale të policisë, me synim dhe në drejtim të përmirësimit në vazhdimësi të parametrave të rendit dhe të sigurisë, duke i dhënë përparësi luftës kundër kriminalitetit dhe veçanërisht rasteve të fundit të mashtrimit të paraqitura në stacionet policore, strukturat rajonale të hetimit të krimit kanë organizuar punën e tyre në drejtim të kapjes së personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastet në fjalë.

Kësisoj, siç thuhet në një njoftim, më datë 28/01/2019 pas një pune të shkëlqyer hetimore dhe veprimeve të avancuara operative – taktike, në një operacion të gjerë të ndërmarrë nga ana e hetuesve të njësitit të hetimeve të përgjithshme janë arrestuar tre persona të dyshuar, lidhur me disa raste të mashtrimit.


Personat e dyshuar;

• N. Lepaja, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
• K. Lepaja, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
• V. Behrami, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Ata, sipas njoftimit, dyshohet të jenë implikuar në veprën e mashtrimit, duke marrë nga viktimat shuma të ndryshme parash (mijëra euro), duke u premtuar viktimave se do t’ua rregullojnë vizat e punës për vende të Bashkimit Evropian.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit është ngritur dyshimi i arsyeshëm se ky mashtrim ka ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga të arrin mbi 8 qytetarë të ndryshëm të cilët nuk kanë raportuar se janë mashtruar nga po njëjtit persona”.

“Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale para se rasti të dërgohet në gjykatë”.

“Ndërkohë që hetimi po vazhdon, për ta mundësuar dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të këtyre personave të dyshuar, policia fton të gjithë ata që janë viktimizuar nga ky mashtrim të paraqiten në stacionin më të afërt policor për denoncim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori