LAJMI I FUNDIT:

Kosova do të kryesojë për dy vite Ditën Botërore të Pastrimit

Kosova do të kryesojë për dy vite Ditën Botërore të Pastrimit

Rrepublika e Kosovës sot zyrtarisht ka marrë besimin e “Let’s Do It World”, për koordinimin dhe kryesimin e Ditës Botërore të Pastrimit, për dy vitet në vijim.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Fatmir Matoshi, në kuadër të vizitës zyrtare në Tallin të Estonisë, i është kumtuar lajmi se Republika e Kosovës do të jetë nikoqire e koordinimit dhe kryesimit të Ditës Botërore të Pastrimit, për vitet 2019 dhe 2020.

Sipas një komunikate të MMPH-së, Matoshi, ka thënë se ndjehet krenar me të arriturat e Kosovës në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, duke shprehur kështu se vendi ynë ka dhënë mesazh pozitiv në Tallinit të Estonisë për çështjen e mjedisit.


“Kosova këtu ishte model për shumë vende të botës për angazhimin qytetar në përmirësimin e ambientit”, ka thënë ministri Matoshi.

I pari i MMPH-së, Matoshi, ka falënderuar për angazhim të gjithë aktivistët, vullnetarët dhe qytetarët të cilët për tre muaj iu bashkuan aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

“Urime Drejtorit të Ditës Botërore të Pastrimit  Luan Hasanaj, gjithë stafit të ‘Let’s Do It Kosova’ dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ministri Matoshi.

Dita Botërore e Pastrimit do të koordinohet dhe kryesohet nga Kosova duke filluar më  21 shtator 2019. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori