LAJMI I FUNDIT:

Vane është një video-lojë bajate, që ia vlen ta provoni (Video)

Vane është një video-lojë bajate, që ia vlen ta provoni (Video)

Nganjëherë eksperiencat e këqija, do t’ju bëjnë t’i pëlqeni gjërat me të cilat merreni për çdo ditë dhe nuk i vlerësoni sa duhet.

Përjashtim nuk bën as video-loja Vane, që është shumë bajate dhe pa energji, ndërsa nuk të lë përshtypjen e sfidës, por vetëm mërzi dhe monotoni, transmeton Telegrafi.


Megjithatë duhet ta provoni, meqenëse do t’i vlerësoni në shumë video lojërat e avancuara, për të cilat është investuar shumë punë.

Që nga vitit 2016, kjo video-lojë ka qenë e njëjtë, duke mos i sjellë lojtarëve shtigje të reja, apo eksperienca sa më misterioze për t’i zgjedhur.

Mirëpo, në edicionin që është lansuar së fundmi, kemi shumë improvizime në dizajn, formatin e përgjithshëm dhe sistemin e lojës. Inxhinierët kanë avancuar në sistemin e lëvizjes, që prej ecjes së zakonshme, i mundëson lojëtarit edhe të fluturojë.

Video-loja Vane, në dispozicion vetëm për PlayStation 4, që nuk është vlerësuar lartë, është shitur në masë të madhe, gjë që pritet të ndodhë edhe me edicionin e ri. /Telegrafi/