LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Përveç Ministrisë së Kulturës, në Prizren do të vijnë edhe institucione tjera qeveritare

Veseli: Përveç Ministrisë së Kulturës, në Prizren do të vijnë edhe institucione tjera qeveritare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së zyrave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kryeqytetin historik të Kosovës, Prizren.

Ai tha me këtë rast se nga sot, Prizreni do të ketë qendrën e vet kulturore.

Sipas tij, Prizreni është traditë dhe identitet i shqiptarëve, por në të njëjtën kohë është gërshetim i kulturave të ndryshme. Ai po ashtu bëri të ditur se në Prizren do të ketë dhe institucione tjera që do të zhvendosen.


“Prej sot Prizreni do të ketë qendrën e vet, do te jetë dhe qendër administrative shtetërore, do të jetë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Prizren. Për aq sa ky nuk do të jetë i vetmi institucion i cili do të vije nga qeveria e Republikës së Kosovës. Në Prizren do të vijnë dhe shumë asociacione të tjera të cilat do të jenë nga institucionet qendrore.

Nuk është vetëm premtim i momentit për vet faktin se nuk kemi premtim elektoral, por do të kemi dhe ministri të tjera të cilat do të vijnë në Prizren. Prizreni është gërshetim është traditë, identitet i joni si popull shumicë i shqiptarëve. Por të njëjtën kohë është një gërshetim i kulturave të ndryshme, keni parasysh se nuk ka vend po thuajse në Evropë ku gërshetohen religjionet në mënyrë më të shkëlqyeshme se sa në Prizren”, tha ai.

Ndërsa, për ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kjo zhvendosje nënkupton se Ministria që ai kryeson do të jetë më afër festivaleve, rinisë dhe sportit.

“Sot kryeqyteti i kulturës merr dhe epitetin e një qyteti administrativ sepse atë që lidhja shqiptare e Prizrenit nuk arrinte të bënte e bëri realitet qeveria e Kosovës, shteti jonë dhe premtimi i kryetarit Veseli. Nga sot Ministria e Kulturës do të jetë afër festivaleve kulturore dhe afër traditës sportive për t’i mbështetur ato. Të njëjtën kohë për të ruajtur dhe mbrojtur trashëgimin e pasur kulturore”, deklaroi ministri Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Siguri
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori